Tuesday , June 22 2021

Ali Ahmeti falemnderon Sulejman Rexhepin për pjesmarrjen në Saraj

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i është drejtuar me porosi falënderuese Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni,  Sulejman Rexhepi, për përkrahjen dhe pjesëmarrjen e tij dhe të Muftive të tjerë në përurimin e shtatores së heroit Kombëtar Isa Boletini në Saraj të Shkupit.

 Ahmeti ka telefonuar sot Reisin Rexhepi duke shprehur kështu mirënjohjen e vet për rolin e pamohueshëm të Bashkësisë Fetare Islame dhe krerëve të saj në të gjitha proceset kombëtare ndër dekada, përfshirë edhe kontributin në rikthimin triumfal të Isa Boletinit në Shkup, në krah të Hasan Prishtinës, bashkë me të cilin dhe me mijëra luftëtar të tjerë në vitin 1912 e çliruan Shkupin./Zhurnal.mk
download (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *