Saturday , July 24 2021

Aleanca për Shqiptarët uron Ditën e Flamurit

Me 28 nëntor, në ditën e ngritjes së flamurit tonë kombëtar dhe shpalljes së pavarësisë, shqiptarët kudo në botë shënojnë në mënyrën e vet ditën e shenjtë dhe të bekuar të fillimit të krijimit të shtetit shqiptar.

Aleanca për Shqiptarët përkulet me nderim dhe respekt të veçantë para kujtimit të atdhetarëve të mëdhenj të kombit tonë.

Aleanca për Shqiptarët përkulet me nderim dhe respekt të veçantë para sakrificës së të gjithë atyre gjaku i të cilëve është pjesë e këtij flamuri.

Aleanca për Shqiptarët uron të gjithë shqiptarët që flamuri i Skënderbeut i Ismail Qemalit dhe i Adem Jasharit, i ngritur mbi gjakun dhe heroizmin e shqiptarëve nëpër shekuj, të jetë obligim për të gjithë ne, që të jemi të vendosur në përcaktimin tonë kombëtar, të jetë një thirrje për bashkim, dashuri dhe tolerancë në mesin tonë.

Qoftë i përjetshëm flamuri ynë kombëtar!

Zoti i bekoftë shqiptarët!

Gëzuar festën e flamurit!

Aleanca për Shqiptarët

untitled

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *