Saturday , June 19 2021

Aleanca për Shqiptarët takim me LSDM-në

Aleanca për Shqiptarët dhe LSDM, sot në ora 15:00 në hotelin Aleksandar Pallas, do të realizojnë takim për të biseduar për çështjen e gjuhës shqipe, ndarjen e Buxhetit dhe pikat tjera të Deklaratës Shqiptare, shkruan Portalb.mk.

Mbrëmë sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari, në një deklaratë për TV21 tha se Aleanca për Shqiptarët është e gatshme që Zoran Zaevit t’ia japin nënshkrimet për marrjen e mandatit, ndërsa tha se më pas mbetet akoma për të biseduar rreth kolaicionimit të mundshëm me LSDM-në

“LR-PDSH-ja do formoj një komision i cili do të bisedojë me LSDM-në. Shpresojmë se këto ditë, sot ose nesër do të ketë takim të tillë mes komisioneve të punës ndërmjet LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, ku do të bisedohet për platformën, ligjin për gjuhë dhe për gjërat tjera të cilat tangojnë një koalicion të mundshëm të ardhshëm qeveritar. Ne si tre deputet jemi të gatshëm t’i ja japim Zaevit nënshkrimet, normalisht pas asaj do të bëhen bisedime tjera eventuale për votim të Qeverisë”, tha Taravari.

Ndryshe, Lëvizja BESA ka konfirmuar se është e gatshme që t’i jep nënshkrimet që LSDM-ja ta marrë mandatin, ndërkaq nga BDI ende nuk janë të vendosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *