Saturday , July 24 2021

Aleanca për Shqiptarët shpalosi platformën e saj në Tearcë, Vicë dhe Sellcë

Aleanca për Shqiptarët, mbajti tubimet e saj edhe në Tearcë, Vicë dhe Sellcë të Tetovës. Kandidati Agon Ferati deklaroi para të pranishmëve se “Theks të veçant në Platformën politike ka edhe zhvillimi i ekonomisë, hapja e vendeve të reja të punës, investimet, rritja e standardit etj. Duhet të përkujtojmë që shqiptarët përmes taksave, kontributeve dhe transfereve të diasporës kontribojnë me 1 miliard euro në buxhetin e Maqedonisë, por në këmbim marrin shumë pak dhe kjo për faj të përfaqësimit të dobët në Parlament”, ka thënë ndër të tjera Ferati.

Ai shtoi se “Investimet kapitale në nivel vjetor janë vetëm 5 deri në 7 milion euro të turpshme, të cilat nuk mjaftojnë as vetëm për mirëmbajtje të objekteve egzistuese e jo më tepër! Prandaj shqiptarëve ju mungojnë kushtet, s’kemi Teatër, s’kemi biblioteka, s’kemi shkolla, s’ka nxemje, s’ka libra, s’ka çerdhe, s’ka vende të reja pune, s’ka as spitale dhe as shërbim mjeksor të duhur”, ka thënë para banorëve të Tearcës Agon Ferati nga Aleanca për Shqiptarët./tetovasot

output_grkovdimage-0-02-05-58a86c83c37037f98ef2f603d74de7c8f8c73d9d74209c9a501bf7fce6309753-v

 

 
2016-11-30-00-08-55 fb_img_1480460894091 fb_img_1480460871764 fb_img_1480460866994

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *