Wednesday , August 4 2021

ALEANCA PËR SHQIPTARËT PREZANTOI PLATFORMËN NË MALËSINË E GOSTIVARIT

Aleanca për shqiptarët vizitoi dhe prezentoi platformën e saj në malësinë e Gostivarit, Patalishtin, Tërnovën, Sërmnovën, si dhe fshatrat e rrethit të Gostivarit, Llakavicën, Turçanin e madh së bashku me Llapushnikun, si dhe Turçanin e vogël.

Në prezentimin e platformës së Aleancës për shqiptarët i pranishëm ishte njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët, Vesel Memedi, si dhe të gjithë kandidatët e mundshëm për deputetë që vijnë nga rrethi i Gostivarit, Afërdida Hamza, Shpëtim Elezi, Nehad Bafqari, Valbona Ristemi, Gazmend Selmani, Jasin Halili, Nexhibe Selimi dhe Dijana Emri.

Në fjalën e tij të rastit para banorëve të këtyre fshatrave, njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi theksoi se shqiptarët duhet të përgatiten për një revolucion kognitiv që nënkupton ndryshim të tërrësishëm të skemave dhe modeleve mentale që secili prej jush i keni krijuar nëpërmes informatave dhe njohurive që u janë servuar për 25 vite nga figura të ndryshme publike dhe institucione të ndryshme të këtij vendi.

“Maqedonia ndodhet përballë lëvizjeve dramatike dhe për këtë arsye kërkohet përgatitje të jashtëzakonshme të një revolucioni kognitiv sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund më lehtë të adaptoheni me të vërtetën e organizimit politik të shqiptarëve që nga pavarsimi e deri më sot. Mendja e shëndoshë do të tronditet kur do të kuptoj se pas cilit imam kombëtar dhe fetar është lidhur gjatë kësaj periudhe kohore të organizimit politik dhe shoqërorë të shqiptarëve në Maqedoni. Shqiptarët e këtij vendi, detyrimisht kanë nevojë për një revolucion kognitiv dhe kjo duhet të bëhet me përgatitje adekuate graduale, me qëllim që mos të ketë tronditje të mëdhaja”, theksoi mes tjerash Memedi.

Kanditatët për deputetë theksuan se Aleanca për shqiptarët përbëhet nga një gjeneratë e re që kanë tërësisht një mendim ndryshe të organizimit politik dhe kur rreth vetes kanë tri liderë të Aleancës për shqiptarët atëherë ky moment na motivon dukshëm që të japim maksimumin nga vetja të përfaqësojmë denjësisht Aleancën për shqiptarët.

Kandidatët theksuan se janë të vetëdijshëm për humbjen e besimit të popullatës ndaj politikës në përgjithësi, por së pari duhet të jemi të testuar për këtë përgjegjësi të madhe dhe atëherë të analizoni performancën tonë me fjalët që i themi, thonë nga Aleanca për shqiptarët.

image-0-02-05-58a86c83c37037f98ef2f603d74de7c8f8c73d9d74209c9a501bf7fce6309753-voutput_grkovd

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *