Saturday , July 24 2021

Aleanca për shqiptarët hapi shtabet në Forinë dhe Balindoll

Aleanca për shqiptarët hapi shtabet zgjedhore në fshatrat Forinë dhe Ballindoll të rrethit të Gostivarit. Në hapjen e këtyre shtabeve të Aleancës për shqiptarët i pranishëm ishte njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi, si dhe të gjith kandidatët e mundshëm për deputet që vijnë nga rrethi i Gostivarit, Afërdida Hamza, Shpëtim Elezi, Nehad Bafqari, Valbona Ristemi, Gazmend Selmani, Jasin Halili, Nexhibe Selimi dhe Diana Emri, transmeton Flaka. 

Në fjalën e tij të rastit para banorëve të Forinës dhe Balindollit, njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi theksoi se gjatë kësaj periudhe 25 vjeçare, shqiptarët janë dëshmitarë të një padrejtësie dhe zullumi të paparë nga ana e këtij shteti. Askushi mos tju mashtrojë se e gjith kjo padrejtësi dhe zullum do të kaloj vetvetiu.

“Jam thellë i bindët se njerëzit e vullnetit të keq në këtë vend, e kanë përdorë kohën më efektivisht sesa njerëzit e vullnetit të mirë. Të gjith njerëzit e vullnetit të mirë do të duhet t’i kërkojmë falje kësaj gjenerate, jo vetëm për padrejtësitë dhe zullumin e përjetuar, por edhe për qetësinë dhe indiferencën e paparë të njërëzve të vullnetit të mirë që rrinë anash dhe theksojnë, ta presim kohën deri sat ë vij. Zhvillimi njerëzorë nuk vjen vetvetiu, por me punë të palodhshme të individëve të dedikuar. Pa këtë punë të palodhshme, koha bëhet aleat i forcave destruktive të stagnimit shoqërorë. Njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi para të pranishmëve gjithashtu theksoi se kohëve të fundit po shohim një tendencë të rikthimit të ideologjisë komuniste nën petkun e fesë, prandaj gjith ne duhet të punojmë maksimalisht që në asnjë mënyrë mos të lejojmë manipulimin e fesë për të avansuar ideologji shkatërrimtare, theksoi mes tjerrash, Vesel Memedi.

Kanditatët për deputet theksuan sei janë bashkangjit familjes së Aleancës për shqiptarët sepse një bashkëpunim i kësaj natyre i tri subjekteve politike ndodh për herë të parë dhe do të japin maksimumin nga vetja të përfaqësojnë denjësisht Aleancën për shqiptarët. Kandidatët theksuan se janë të vetëdijshëm për humbjen e besimit të popullatës ndaj politikës në përgjithësi, por se sëpari duhet të jemi të testuar për këtë përgjegjësi të madhe dhe atëherë të analizoni performancën tonë me fjalët që i themi. Flaka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *