Wednesday , August 4 2021

‘Aleanca për shqiptarët është bashkuar që të stopoj projektet antikombëtare dhe antifetare’

Aleanca për shqiptarët prezentoi platformën e saj në Zhupë dhe Strugë. Në prezentimin e platformës së Aleancës për shqiptarët të pranishëm ishin liderët e Aleancës për shqiptarët, Vesel Memedi, Ziadin Sela, dhe Gëzim Ostreni, si dhe të gjith kandidatët e mundshëm për deputet që vijnë nga ky rajon, sidomos bartësit e listës Syreja Rashidi, Remzi Mehmedi dhe kandidatët tjerrë. Në tubimin madhështorë në Strugë liderët e Aleancës për shqiptarët dhe kandidatët për deputet folën rreth platformës politike dhe ekonomike, si dhe situatës aktuale politike në vend.

Në fjalën e tij të rastit para dashamirëve të Aleancës për shqiptarët në Dibër, njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët Vesel Memedi theksoi se Dibra edhe në të kaluarën ka ofruar njerëz të vyeshëm për kombin dhe fenë, por edhe sot është e njëjta gjë. Gjith shqiptarët e Maqedonisë i jemi borxh ish-gjeneralit Gëzim Ostreni për shpëtimin e qindrave dhe ndoshta edhe mijëra të rinjëve, që pa përvojë por me vullnet të madh iu bashkangjitën UÇK-së. Maturia dhe pjekuria e ish-gjeneralit Ostreni, sëbashku me bashkëmendimtarë tjerrë jo vetëm që për pak kohë përgatitën këta të rinjë, por në të njëjtën kohë shpëtuan nga vdekja me qindra dhe ndoshta edhe mijëra të rinjë shqiptarë nga kurthi që ishte hartuar dhe përgatitur nga grupacione të ndryshme destruktive mbrenda palës shqiptare dhe palës maqedonase. Aleanca për shqiptarët është një sinergji e kësaj maturie e sinkronizuar sëbashku me guximin dhe inteligjencën, dhe të tria këto karakteristika janë bashkuar për të mirën e kombit shqiptarë. Aleanca për shqiptarët është bashkuar që të stopoj projektet antikombëtare dhe antifetare si projekti i devijimit të lumit Radika në Dibër, dhe projekti i ndryshimit të varrezave shqiptare në Dibër në varreza osmane, përshkak të lëmoshës që dikush i ofron Komunës së Dibrës. Aleanca për shqiptarët është formuar që njëherë e përgjithmonë të pastroj skenën politike nëmes melaqeve dhe shejtanëve, sepse jemi duke pritur 15 vite që ky pastrim të bëhet mbrenda partisë shqiptare në pushtet, por edhe në partitë opozitare, por sot e kësaj dite nuk është duke ndodhur. Aleanca për shqiptarët fton të gjith shqiptarët e vullnetit të mirë që më 11 dhjetor ti jepet fund këtij bashkëpunimi nëmes melaqeve dhe shejtanëve sepse është duke shkatrruar gjithë sistemin e rregullimit shoqërorë në shtet, theksoi nëmes tjerrash njëri nga liderët e Aleancës për shqiptarët, Vesel Memedi.

Kanditatët për deputet theksuan se janë rreshtuar pas familjes së Aleancës për shqiptarët sepse kjo familje përbëhet nga një kombinim mjaft interesant i aftësive të ndryshme të tri liderëve politik që janë pasuri e jashtëzakonshme për t’u ballafaquar me sfidat e kohës. Kandidatët theksuan se janë të vetëdijshëm për humbjen e besimit të popullatës ndaj politikës në përgjithësi, por se do të bëjnë ç’mos që të dëshmojnë se dallojnë shumë nga këta hajdut ordiner që kanë shkatrruar tërë institucionet e shtetit. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *