Wednesday , August 4 2021

“Aleanca për shqiptarët” akuza KSHZ-sē dhe ASHAAV-it: Po na diskriminojnë duke mos na lejuar qasje në media!

Aleanca për shqiptarët” ka akuzuar Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe Agjencinë për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele se po e diskriminojnë këtë koalicion politik, duke u pamundësuar qasjen e lirë deri tek votuesit.

Nga “Aleanca për shqiptarët” thonë se edhe pse kanë marrëveshje me një media për program të paguar politik, nga KShZ dhe AShAAV u janë përgjigjur se nuk kanë të drejtë për të shfrytëzuar këtë kohë mediatike, pasi janë parti jashtëparlamentare.

“Në kundërshtim me ligjin dhe me parime të dyfishta, ata kanë bllokuar vetëm “Aleancën për shqiptarët” që të jenë të pranishëm në media. Ne kemi marrëveshje me një media që të publikojmë spotet tona publicitare. Por, me urdhër të drejtpërdrejtë të KShZ-së dhe Agjencisë për media është ndaluar që “Aleanca për shqiptarët” të ketë qasje te qytetarët me arsyetimin se qenkemi parti jashtëparlamentare. Ndërkohë, siç i keni ndjekur mediumet, ka një parti jashtëparlamentare që është shumë prezente në media përmes spoteve publicitare dhe është opozitare apo jo do të tregojë koha…Unë jam prezent këtu me deputetin, Zulfi Adili. Ne jemi koalicion që kemi edhe një deputet në kuadrin tonë dhe na takon ai 10% i partive që janë të përfaqësuara në parlament, siç i mundësohet edhe Pavle Trajanovit të jetë prezent pa u penguar nga KShZ apo Agjencia për media”,- deklaroi Zijadin Sela nga Koalicioni “Aleanca për shqiptarët”.

Sela akuzon BDI-në dhe VMRO-në që, sipas tij, kanë dhënë urdhër të drejtpërdrejtë për një gjë të tillë. “Ata mund të na ndalim prezencën në media, por jo edhe të na shterojnë energjitë të bisedojmë me qytetarët derë më derë”,- thotë kreu i LR-PDSh-së, Zijadin Sela, në pres konferencën e sotme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *