Tuesday , January 19 2021

Alban Skenderaj: Jam në Shkup, shëndosh e mirë

Pas lajmit të shpërndarë në disa portale për një aksident që gjoja u kishte ndodhur Ermal Mamaqit dhe Alban Skenderajt, është deklaruar ky i fundit, raporton Fakte. Sipas Skenderaj, ai nuk ka qenë në të njetjtën veturë me Mamaqin, e cila ishte përfshirë në aksident.

“Miq, në të kundërt të publikimeve në disa portale unë nuk kam qenë prezent në aksidentin ku është përfshirë Ermal Mamaqi i cili falë Zotit është mirë dhe pa lëndime serioze. Dua të qetësoj të gjithë njerëzit nga familjarët tek fansat. Jam në Shkup me shëndet të plotë dhe sonte për koncert në Kërçovë” – ka shkruar Alban Skenderaj./FAKTE.Net

Untitled

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *