Wednesday , August 4 2021

ALARMANTE/Për 3 vite, 1 milion shqiptarë kanë aplikuar për llotarinë amerikane

Shifrat e aplikimeve për Lotarinë Amerikane të cilat janë bërë publike se fundi tregojnë, se Shqipëria është një ndër vendet që ka pasur aplikimet më të larta në krahasim me numrin e popullsisë. Rreth 10 % e shqiptarëve kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane çdo vit, përcjell Fakte.

Shqipëria është njëra ndër vendet me normën më të lartë të aplikimeve.

Në vitin 2016 rezulton se më shumë se 10% e shqiptarëve kanë kërkuar të largohen nga vendi drejt SHBA-ve, një shifër që flet më së miri për dëshirën e lartë për të braktisur vendin.

Plot 266 mijë persona aplikuan për Lotarinë në 2016, ndërsa në vitin 2017 trendi ka njohur rritje ku 315 mijë shqiptarë aplikuan për vizën. Ajo që është shqetësuese janë shifrat e këtij viti, që janë sërish në rritje. 367 mije shqiptarë kanë kërkuar largimin.

Nuk duhet harruar se Shqipëria numëron më pak se tre milionë banorë në territorin e saj ku 1 milion e tyre kanë shprehur dëshirën për t’u larguar./BalkanWeb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *