Tuesday , January 19 2021

Aktivitete të shqiptarëve në Kroaci

Pasditen e sotme u hap Qendra Kulturore Shqiptare në Zagreb dhe në mbrëmje, kandidatja për deputete në Parlamentin e Kroacisë, ish deputetja, z.Ermina Lekaj-Prljaskaj, përmbylli fushatën e saj me një koktej rasti, ku i pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Zagrebit, personaliteti i njohur, z.Milan Bandiq.

 

Zagreb, 09 shtator

 

I pari i kryeqendrës së Zagrebit, z.Milan Bandiq, gjatë përurimit ndër të tjera tha: „ Sigurisht, se është dashur edhe më herët të hapet kjo qendër, por më mirë dikur se sa hiq. Falënderoj shumë edhe znj. Ermine Lekaj Prljaskaj për bashkëpunim të jashtë zakonshëm, e cila gjithnjë më ka kërkuar që të hapet kjo qendër. Shpresoj shumë, se të dielën do të fitoj përsëri votat e të jetë në parlament deputete dhe të kemi bashkëpunim edhe të mëtutjeshëm“.

 

Para pak çastesh, në një takim miqësorë e festiv, u bë përurimi i Qendrës Kulturore Shqiptare të Zagrebit në qendër të kryeqytetit kroat. Në këtë takim ishin një numër i konsiderueshëm i të pranishmëve, në mesin e tyre, i pari i kryeqytetit të Kroacisë, Zagreb, z.Milan Bandiç, ambasadorja e Kosovës në Kroaci, zonja Shkëndije Geci-Sherifi, ish-deputetja e parlamentit kroat, zonja Ermina Lekaj Prljaskaj, e cila, po sonte përmbylli edhe fushatën në një koktej të organizuar në qendër të Zagrebit.

14302393_1533210396706136_744540949_n

 

Takimin e sontëm për Hapjen e Qendrës Kulturore Shqiptare në Kroaci, e hapi kryetari i këshillit të pakicës shqiptare të qytetit të Zagrebit, z. Shuip Ziberi, i cili u falënderoi të gjithë të pranishmit, si të parin e Zagrebit, ambasadoren e Kosovës, deputeten Ermina Lekaj-Prljaskaj, Esat Çollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci. Të gjithë të pranishmit e cilësuan ditë e sotme si të veçantë, sepse tash e tutje, komuniteti jonë do të ketë një qendër kulturore. Me nga një fjalë përshëndetëse, folën edhe ambasadorja e Kosovës, zonja Shkëndije Geci Sherifi, e cila falënderoi të parin e Zagrebit për këtë mundësi që i ka dhënë komunitetit tonë dhe të gjithë qytetarët e Zagrebit dhe të Kroacisë në përgjithësi. Me disa fjalë para të pranishmëve u paraqit edhe z.Esat Çollaku, kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, i cili falënderoi kryebashkiakun e Zagrebit. Gjatë këtij përurimi fjalën e mori edhe këshilltari i Kryebashkiakut z.Gzim Regjepi i cili në mandatin e kaluar ka qenë kryetar i Këshillit të qytetit të Zagrebit dhe pastaj kryebashkiaku i Zagrebit, z. Milan Bandiq, ai ndër të tjera tha: „ Sigurisht se është dashur edhe më herët të hapet kjo qendër, por më mirë dikur se sa hiq. Falënderoj shumë edhe znj. Ermine Lekaj Prljaskaj për bashkëpunim të jashtë zakonshëm, e cila gjithnjë më ka kërkuar që të hapet kjo qendër. Shpresoj shumë, se të dielën do të fitoj përsëri votat e të jetë në parlament deputete dhe të kemi bashkëpunim edhe të mëtutjeshëm. Kjo qendër do të ketë 400 metra katrorë dhe është në një vend shumë të mirë të Zagrebit. Të gjithë të pranishmit u ndanë të kënaqur dhe kjo për komunitetin tonë në Kroaci, është një arritje e madhe dhe lirisht të thuhet, një festë e merituar. Mërgata jonë në Kroaci, do të ketë këtë qendër kulturore dhe përmes saj, do të realizojnë edhe shumë projekte në të mirë të përgjithshme. Zonja Lekaj-Prljaskaj, kryetari i Unionit, ambasadorja dhe të gjithë u ndanë shumë të kënaqur me hapjen e kësaj qendre dhe shpresojnë shumë, se këtij lajmi do ti gëzohen të gjithë shqiptarët jo vetëm në Kroaci por gjithandej europës e deri në atdhe.

 

3333

 

U përmbyll fushata zgjedhore e ish deputetes së Parlamentit kroat, zonja Ermina Lekaj Prljaskaj, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 shtatorit ( e diele)

 

 

Pak orë, pasi u hap Qendra Kulturore Shqiptare në Zagreb, aty nga ora 20.00, në Hotelin Antunoviq Zagrebaçka Avenue 100, a, në Zagreb, deputetja e parë shqiptare e Parlamentit të Kroacisë, zonja, Dipl.iur,Ermina Lekaj Përlaskaj, rrumbullaksoi gjithë fushatën e saj për zgjedhjet e 11 shtatorit dhe njëherë, foli për programin e kandidaturës si përfaqësuese e pakicave kombëtare. Ky takim me bashkëkombas, u mirëprit shumë mirë dhe të gjithë të pranishmit vlerësuan lart punën që ka bërë për gjashtë muaj sa ishte deputete parlamentit kroat. Dhe zonja Prljaskaj, edhe njëherë, iu drejtua të gjithë të pranishmëve dhe bashkëkombasve kudo që gjenden në Kroaci, që të dalin më 11 shtator të dielën dhe të votojnë, sepse mundet një votë të jetë vendimtare. Ju kam thënë dhe po ua them, se një sekond të kohës nuk do ta kaloj kot, por gjithnjë në të mirën tonë. Kemi shumë miqë kroat dhe kemi projektet tona përpara, prandaj, pres shumë që të më votojnë dhe do të ecim tutje te para. Në këtë takim përmbyllës, fjalë e mori edhe i pari i Zagrebit, duke e vlerësuar punën profesionale që ka bërë zonja Prljaskaj dhe që ka pasur edhe bashkëpunim të shëndosh me të parin e Zagrebit, por edhe me shumë miqë të tjerë kroat.

55555

 

Selim Mulliqi kryetarë i Bashkësisë Shqiptare të Pullës, i cili u falënderua dhe mbajti një fjalim të përkryer, ku kërkoi, që të votohet për znj. Ermina.

Në fjalën në emërr të Hasjanëve zotri Ruzhdi Qena, tha se ne e përkrahim Erminen se ishte dhe do të jetë krahu i ynë i zejtarëve nga Hasi.

Pastaj u drejtua, znj. Ardita e cila i uroj punë të mbarë, në fjalë të kryetarit të Këshillitë të qytetit të Zagrebit, tha se me emocione të posaçme i kam për deputeten sepse njihemi kur ajo ishte studente.

Passaj u drejtua Kryetari i Unionit z. Esad Çollaku i cili para të pranishmëve, ndër të tjera shtoi se: „ Unioni e përkrah znj. Ermine, sepse projektet e filluara duhen të vazhdohen e vetëm nëse e kemi në parlament deputeten znj. Ermina Leka Prljasjkaj, do të realizohen. Është një burrneshë me plot kuptimin e fjalës dhe gjatë kohës sa ishte deputete, tregoi, një angazhim të madh, pa u ndalur asnjëherë për të mirën tonë, për të mirën e komunitetit tonë. Ne kishim një përfaqësuese me plot kuptimin e fjalës dhe duhet ta votojmë përsëri. Duhet të dalim në zgjedhje dhe ta votojmë gjithsesi. Përkrahje zonja, ka marë edhe nga miqë kroatë, prandaj, edhe ne, duhet të jemi të lumtur, që e kemi një zonjë të përgaditur.

 

Milan Bandiq: „Të vazhdojmë aty ku e lamë. Zonja Lekaj Prljaskaj, është angazhuar vërtet shumë dhe kemi pasur një bashkëpunim të shëndosh. Besoj shumë, se do ta votoni, që të jetë në Parlament. Padyshim, se do ta keni personin më adekuat për deputete. I dëshiroj suksese dhe shpresoj shumë, se do të fitoj. Suksese“. Të gjithë që ishin prezent, u zotuan, se do të dalin në zgjedhje dhe të votojnë, duke cakërruar gotat miqësore. Presin, që 12 shtatori, të jetë ditë feste, për të festuar fitoren, që në Parlament të Kroacisë, të kemi përsëri një motër shqiptare, një juriste profesioniste dhe një dipomate me plot kuptimin e fjalës, fjalë pake, shumë modeste dhe punëtore e madhe. Kanë mbetur edhe pak orë deri te dita e zgjedhjes, prandaj, mos harroni bashkëkombas, dilni dhe votoni. / D.HEBIBI & S.PREKAZI / ZAGREB

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *