Monday , April 19 2021

Aksioni policor “Ujku” kundër kontrabandistëve të migrantëve

Mëngjesin e sotëm Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kryer aksion për shuarjen e një grupit që është marrë me trafikim të emigrantëve. Aksioni me të cilën udhëheqë Prokuroria në bashkëpunim me policinë gjyqësore – MPB RM Departamenti për shuarjen e organizimit të krimit serioz, është emëruar me emrin e koduar “Ujku”, njoftojnë nga Prokuroria, transmeton Fakte.

Me këtë aksion po ndiqet një grup i madh kriminel, për shkak të dyshimeve se ka përgatitur dhe ka kryer disa vepra penale edhe atë: organizim të grupit dhe inkurajim të veprave: trafikim me njerëz, trafikim me persona të mitur dhe kontrabandim me emigrantë nga neni 418-v, kontrabandim me emigrantë nga neni 418-b, grabitje nga neni 237 paragrafi 4 v.v. me paragrafin 1, prodhim të paautorizuar dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215. 3 v.v. me paragrafin 1 dhe mbajtje të paautorizuar dhe tregti me armë dhe lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 3 v.v. me paragrafin 1 dhe 2 të Kodit Penal.

“Në kuadër të aksionit, në drejtim të gjetjes së gjurmëve dhe lëndëve të rëndësishme për procedurën hetimore, po kryhen bastisje në shumë lokacione në Veles dhe vendbanime tjera”, thonë nga Prokuroria. /Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *