Aksidenti në rrugën Lezhë-Shkodër, shkon në dy numri i viktimave

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, teksa dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin.

Gjithashtu, nga përplasja e dy makinave mbetën edhe katër persona mbetën të plagosur.

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur kthesa e Blinishtit, përplasje që rezultoi fatale për 54-vjeçaren Fatmira Ndregjoni, ndërsa mbetën të plagosur shtetasit S.N., A.N. (drejtues i njërit prej mjeteve) dhe Fatmira Ndregjoni (kunata e viktimës), e cila ndërroi jetë më pas në Tiranë.

Nga të plagosurit, i pari ndodhet në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa i dyti është nisur për në Spitalin e Traumës në kryeqytet. Të gjithë këta ndodheshin në mjetin tip Benz, me targa AA 182 LZ.

Si pasojë e aksidentit u plagosën edhe dy shtetasit që ndodheshin në Audin me targa AA 374 AR; konkretisht N.N., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës, dhe shtetasi E.N., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas përplasjes së dy mjeteve, në Benz mbetën të bllokuar dy shtetas, viktima dhe drejtuesi, nxjerrja e të cilëve u bë e mundur pas prerjes së makinës me gur fresibël nga forcat zjarrfikëse, raporton Top Channel. Autoambulanca ka bërë të mundur fillimisht transportimin e 3 shtetasve, ndërsa një autoambulancë e dytë e nisur nga spitali ka transportuar viktimën dhe drejtuesin e Benzit.

Policia po punon për të zbuluar shkakun e aksidentit. Ky është një vend i njohur si problematik për aksidentet, pasi në të njëjtin vend, dy javë më parë u përplasën 3 mjete, por fatmirësisht pa viktima. Ndërsa në listën e aksidenteve rrugore, pikërisht në këtë vend janë shënuar disa aksidente me pasoja në njerëz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *