Sunday , February 28 2021

Aksidenti në Bulqizë, dy nga viktimat motër e vëlla

Dy prej viktimave që humbën sot jetën në aksidentin e Trebishtit të Bulqizës janë motër e vëlla, konkretisht Azem Karabrahimi dhe Elena Bajrami, transmeton Fakte

Sipas policisë, dyshohet se mjeti drejtohej nga 21-vjeçari Karabrahimi, por ende nuk është përcaktuar nga grupi hetimor.

Viktimë në aksident mbeti dhe Musa Nurendi, kushëri i largët i tyre, ndërsa u plagos Gentian Sula, po kushëri i dy viktimave (motër e vëlla). Sipas bluve ky i fundit, në momentin që makina po rrokullisej për në humnerë është hedhur nga makina.

Mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spital.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor paraprakisht rezulton se shkaku i daljes nga rruga dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Viktima dhe i plagosuri, të katërt nga  fshati Ostreni i Vogël po ktheheshi ktheheshin nga Maqedonia dhe shkonin për në Trebisht.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *