Para pak çastesh në qarkoren e Shkupit ka ndodhur një aksident si pasojë e të cilit është rrokullitur një furgon me targa të Shkupit, shkruan Fakte. Në vendngjarje kanë arritur ekipe policore dhe të ndihmës së shpejtë, ndërsa raportohet se vozitësi i furgonit ka marrë lëndime të lehta.
Nuk bëhen të ditura shkaqet që sollën deri tek ky aksident. Për momentin, aksi prej kryqëzimit të qarkores me rrugën e Kaçanikut deri tek dalja për në Haraçinë po zhvillohet me ngadalësime, deri sa të largohet furgono nga autostrada.FAKTE.Net