Aksident i tmerrshëm në qendër të Shkupit

Vozitësi i automjetit “Shkoda” i cili po kthehej nga Budva, sot në mëngjes a ka zënë gjumi në vollan dhe me automjetin e tij ka goditur skelen ndërtimore që është vendosur në qendër të Shkupit, te stacioni i vjetër i autobusit i njohur si “Rekord”, njoftoi policia e Shkupit.
Vozitësi është lënduar dhe është dërguar në spital. Për fat, në aksident nuk ka këmbësorë të lënduar të cilët sot në mëngjes kanë kaluar nëpër trotuarin kur ka ndodhur aksidenti, njoftoi Plusinfo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *