Një aksident i rëndë me 4 të rinj të vdekur ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën Tiranë-Durrës, në orën 4:30.
Lajmi u dha nga mediat, ndërsa policia nuk ka dalë ende me të dhëna zyrtare, transmeton syri.net.
Një djalë që lëvizte me makinën e tij në anën e kundërt është përplasur me makinën ku udhëtonin tri vajzat.
Policia ka bllokuar qarkullimin në afërsi të Sukthit dhe ka thirrur forcat zjarrfikëse për të nxjerrë trupat.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit që po presin hekurat, pasi makinat janë shkatërruar plotësisht dhe viktimat janë mbërthyer brenda tyre, transmeton lajmi.net.