Wednesday , October 24 2018

Aksident i rëndë në Shkup, një i vdekur dhe një i lënduar në gjendje të rëndë

Ashtu si qëndron në buletinin e MPB-së, dje rreth orës 16.00 në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Citroen Kruzer” me targa nga Tetova, e drejtuar nga V.C.(61) nga Shkupi dhe motoçikletës “Dukati” me targa nga Tetova, e drejtuar nga G.D.(32) nga Tetova, transmeton Almakos.

Në aksident është lënduar rëndë shoferi i motoçikletës dhe bashkëudhëtari N.D.(31) nga Tetova.

Me veturën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në Qendrën Emergjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.

Rreth orës 17.30, G.D. nuk mundi më t`i duroj lëndimet dhe ndërroi jetë, derisa N.D. është mbajtur për shërim dhe gjendet në rrezikun me jetë.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.