Saturday , January 23 2021

Aksident i rëndë në Ferizaj

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Ferizaj.

Dy vetura janë aksidentuar, dhe nga pamjet shihet të ketë qenë një aksident mjaftë i rrezikshëm. Aksidentin e ka konfirmuar për KTV-në, Nexhat Gjokli, nga zyra rajonale e informimit të policisë në Ferizaj, transmeton Fakte.

“Tre persona janë lënduar në ketë aksident ku fatmirësisht kanë pasur vetëm gërvishtje të vogla”, ka thënë Gjokli duke shtuar se aksidenti ka ndodhur nga shpejtësia e madhe.

Ai tha se njëra veturë ka qenë me targa të huaja. Policia e Kosovës gjatë gjithë javës ka dhënë alarmin për përkujdes të vozitësve dhe respektim të rregullave të trafikut./Koha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *