Një pasagjer është gjendje kritike, pasi ka fluturuar nga dritarja e trenit në momentin që është përplasur me pemën gjigante, derisa raportohet se të paktën 60 pasagjerë tjerë janë lënduar, transmeton Telegrafi.

Treni po udhëtonte për në Saint-Aunes afër qytetit Montpellier, kur aksidenti i tmerrshëm ndodhi.

Ekipet emergjente kanë bërë të ditur se një person ka fluturuar nga dritarja e trenit, derisa të paktën 60 tjerë janë lënduar nga presioni i madh i përplasjes. /Telegrafi/

2

3