Thursday , April 22 2021

Ahmetit mund t’i ndalohet shkuarja edhe në Kërçovë?

Ajo që po i ndodh kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, tani e një vit në Kumanovë, shumë shpejt do të mund t’i ndodhë edhe në qytetin e tij, Kërçovë. Shqiptarët e këtij  qyteti janë në panik pas pranimit të propozimit për fshirjen e mërgimtarëve shqiptarë nga lista e votuesve, prandaj paralajmërojnë se do ta shpallin Ahmetin të padëshirueshëm në qytetin e tyre, sepse konsiderojnë se ka tradhtuar shqiptarët e kësaj komune,

Paralajmërimet nuk vijnë prej askujt tjetër, por prej vetë përfaqësuesve partiak të BDI-së.

“Me fshirjen e votuesve të diasporës rriten gjasat që shqiptarët të humbin Kërçovën dhe ajo sërish të udhëhiqet nga kryetar maqedon. Nëse ndodh diçka e tillë, atëherë Ahmeti nuk ka më çka të lypë në qytetin tonë”, thonë kërçovarët, transmeton Gazeta Lajm.

Të mërkurën në mbrëmje mediumet kanë raportuar se është dakorduar propozimi për pastrim të listës zgjedhore, i cili parasheh pastrimin e rreth 40 mijë mërgimtarëve shqiptarë. Roli i tyre ishte kyç në zgjedhjet lokale të vitit 2013 për fitoren e kandidatëve shqiptar jo vetëm në Kërçovë, por edhe në Strugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *