Tuesday , June 22 2021

Ahmeti: Ukraina nuk është larg (video)

Rrezik nga jashtë nuk ka, dhe si rrjedhojë nuk ka asnjë arsye për shpalljen eventuale të gjendjes së jashtëzakonshme, thotë për TV21 lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Ai sonte në mbrëmje në Reçicë takoi nënkryetarët e tij, për t’iu përcjellur porositë që mori dhe i dha, shefes së diplomacisë evropiane, Federika Mogerini. Ahmeti tha se ka kërkuar ndihmë nga Mogerini që vendi të dalë nga kriza. Të njëjtën gjë, siç shpjegoi Ahmeti, e ka kërkuar edhe Mogerini nga ai. Në deklaratën e tij dhënë televizionit tonë, lideri i BDI-së tha se pret që Ivanov të tërheq vendimin që sipas tij “ka qenë i  ngutshëm” dhe t’i jepet mandati Zaevit për ta formuar qeverinë e re.

Ahmeti tha se e ka ditur se gjendja mund të përkeqësohet që nga koha kur thonte se “Ukraina nuk është larg”. Ai insiston se deklarata e përbashkët është përpiluar në Shkup, e jo në Tiranë. Sipas tij, është jo e drejtë që kjo deklaratë të përdoret për nxitjen e konfliktit ndëretnik, por edhe mes dy shteteve fqinje, siç janë Maqedonia dhe Shqipëria. Ahmeti përsërit se kjo deklaratë e përbashkët nuk është cenim për integritetin territorial të Maqedonisë.

Sipas kryetarit të BDI-së, shqiptarët po mundohet që ta nxjerrin vendin nga kriza dhe se partitë maqedonase janë ato që shkaktojnë tensione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *