Forcimi i opozitës shqiptare sic duket ka trembur kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti i cili gjatë kësaj fushate në cdo takim ka folur rreth forcave të reja opozitare, duke i akuzuar ata si të pa ide dhe pa vizion, shkruan Drini.mk
Edhe në takimin e fundit në Cair, Alu Ahmeti për disa minuta foli rreth partive dhe lëvzijeve opozitare, njejtë sic bëri në Strugë dhe Dibër. Ky stil i ri veprimi i Ali Ahmetit nxjerr nëpah panikën që ka kapluar BDI-në nga forcat e reja opozitare, pasi duke krahasuar me vitet e ardhëshme kur oponent i tij ka qënë vetëm PDSH-ja, Ahmeti shumë pak ose aspak nuk i ka kushtur rëndësi opozitës duke mos e përfillur në komentet dhe fjalimet e tija të fushatës parazgjedhore. A do ta kapitalizojë në interes të sajin opozita shqiptare këtë frikë dhe pasiguri të BDI-së, ngelet të shihet jo më larg se më 11 Dhjetor./Drini
https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/videos/1181636661872866/