Tuesday , April 20 2021

Ahmeti paralajmëron incidente zgjedhore

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti ka deklaruar se të gjithë duhet të japin kontributin e vet për zgjedhje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit njohës që pati me ambasadorin e ri të Francës në Maqedoni, Kristian Timonier, ku u diskutua edhe për gjendjen politike dhe zgjedhjet e 11 dhjetorit si dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, transmeton Fakte.

Kryetari Ahmeti shtjelloi qëndrimet e BDI-së për situatën politike duke thënë që të gjithë duhet të japin kontributin e vet për zgjedhje të besueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Ahmeti tha se nuk beson që ka mund të ketë aktivitete për dëmtim të procesit zgjedhor, si dhe theksoi që BDI kundërshton çdo përpjekje për frikësim ose kushtëzim të votuesve.

Kryetari Ahmeti theksoi nevojën e përkrahjes franceze për vijim të fuqishëm të perspektivës Euroatlantike për Maqedoninë./KOHA.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *