Wednesday , June 23 2021

Ahmeti para Nuland u zotua për zgjedhje: Gjithpërfshirëse; Të besueshme; Demokratike…

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Ambasadën amerikane në Shkup ka takuar zyrtarën e lartë të amerikane, Viktoria Nuland, ndihmëssekretare në Departamentin Amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, si dhe Ambasadorin amerikan në Shkup, Xhes Bejli.

Ahmeti dhe Nuland diskutuan hapur dhe miqësisht për mënyrat se si të zgjidhet kriza politike në vend dhe të rikthehet fokusi në agjendën integruese euroatlantike.

Nuland shprehi vlerësimin e SHBA-së për rolin konstruktiv të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në drejtim të arritjes së zgjidhjes si dhe për bashkëpunimin e afërt me autoritetet amerikane.

Ahmeti siguroi ndihmëssekretaren Nuland që BDI është pjesa më konstruktive e zgjidhjes së çështjes si dhe shprehi optimizëm për arritje të shpejtë të kompromisit nga palët në ditët në vijim.

Ky kompromis duhet të rezultojë me zgjedhje gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe demokratike sa më shpejtë që është e mundur.

Ahmeti njohtoi mysafiren e lartë amerikane për propozimet e BDI-së mbi çështjet e pastrimit të listës zgjedhore dhe mediave si dhe nevojën që partitë të pajtohen që janë plotësuar kushtet për zgjedhje e më pas të caktohet data e zgjedhjeve të parakohshme.

Duke u përballur me rrezikun e influencave nga më të ndryshmet, Ahmeti kërkoi mbështetjen e Amerikës për vijim të rrugës integruese në NATO dhe BE, me ç’rast Nuland theksoi që ai është qëllim i përbashkët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *