Sunday , April 18 2021

Ahmeti nuk do të paraqitet në gjykatë të hënën kundër Bogoevskit

Të hënën në ora 10 në Gjykatën Themelore Shkup 2 do të mbahet seancë e hapur pëe padinë që krerët e BDI-së Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi kanë ngritur ndaj Sllobodan Bogoevskit, shkruan Fakte. Por, edhe pse Ahmeti dhe Xhaferi akuzuan Bogoevskin për shpifje, pasi ky i fundit në deklaratën e tij para gjykatës në Nju Jork akuzoi integristët se kishin marrë shuma milionëshe ryshfet në rastin “Magjar Telekom”, Ahmeti ka deklaruar për mediat në gjuhë maqedonase se nuk do paraqitet të hënën në gjykatë. Në vend të tij në gjykatë do të shkojë avokati i tij. Nuk ka informacione nëse Musa Xhaferi do të paraqitet në gjykatë.

Seanca e së hënës është e hapur për opinionin dhe i akuzuari Bogoevski në një emision ka ftuar qytetarët të ndjekin, siç u shprehë, cirkun në gjykatë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *