Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti për nesër në ora 12 ka caktuar mbledhje në Panairin e Shkupit, për ta dekretuar Bekim Nezirin Shef të Shtabit zgjedhor, si dhe 34 shefa të shtabeve komunale.
Por, disa gjëra bien në sy. Për mbledhjen e neserme, sot në ora 16 është caktuar provë gjenerale në sallën e njejtë, tek Panairi, për ta ushtruar të njejten. Edhe sot edhe nesër janë caktuar masa të sigurisë nga organet kompetente. Janë bërë lista, si dhe janë angazhuar aktivistë (lexo: administratorë/”ushtarë partiak”) me detyra konkrete, edhepse zgjedhjet, nëse nuk prolongohen, kanë edhe më tepër se 6 muaj prej tani.
Nuk kuptohet pse kaq demonstrim fuqie dhe masoviteti, kaq herët, nëse dihet se ligjërisht kampanja parazgjedhore mund të zhvillohet 30 ditë para zgjedhjeve? Prej ku buron gjithë kjo frikë?
Në disa postime në FB shihet se zgjidhen njerëz me “imunitet”(foto)! Fakte pyet: nëse bëhet fjalë për imunitet, pse u nevoitet ai, apo kemi të bëjmë me njerëz analfabet?
FAKTE.Net