Wednesday , April 21 2021

Ahmeti: Në BDI nuk janë të gjithë engjuj, por më tregoni unë ku kam gabuar?

Kryetari i BDI-së nga Struga sot edhe një herë ka ofenduar partitë shqiptare jashtëparlamentare duke i emërtuar si “nisma qytetare që nuk dijnë gjë tjetër përveç se ta shajnë Ali Ahmetin”, shkruan Fakte. Ahmeti i ka pyetur këto parti “Më tregoni ku kam gabuar? A kam gabuar që kam zyrtarizuar universitete dhe që kam zyrtarizuar flamurin kombëtar?”.

Kreu i BDI-së, më tej ka përsëritur qëndrimin e tij të mëhershëm se “sigurisht që në BDI nuk janë të gjithë engjuj, ka edhe të tillë që nuk kanë punuar mirë, por prindi në fund hakun ia jep atij që ka punuar më së miri” ka deklaruar Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *