Wednesday , March 3 2021

Ahmeti: MO nuk zbatohet plotësisht, elitat politike fajtore!

Në konferencën per shënimin e 15 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka рranuar se shumë detyrime që burojnë nga ky dokument politik ende nuk po gjejnë zbatim në praktikë, shkruan Fakte. Përgjegjësinë per ngecjen Ahmeti e ka hedhur tek elitat politike por nuk ka precizuar ne ke konkretisht mendon.
Megjithatë, kreu i BDI-së sheh edhe shumë anë pozitive. “Sot shqiptarët kanë 4000 forса të armatosura në polici dhe ushtri, unë kam takuar komandant
të forcave të аrmatosura si të ushtrisë dhe policisë që komunikojnë dhe bashkëpunojnë shumë mire me njëri tjetrin por elita politike fajet i ka, sepse poshtë njerëzit jetojnë bashkë por ka elita që nuk ia duan të mirën vendit, ka elita në shërbim të qarqeve të ndryshme”, tha Ali Ahmeti. Кгуetar i BDI-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *