Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti jep deklaratën e parë pas mbylljes së kutive votuese në Maqedoni, percjell Fakte.

Ahmeti tha se vendimmarrja për euro-integrimet i takon institucioneve të zgjedhura në mënyrë legjitime dhe me kapacitet të plotë vendimmarrës.

“Sot qytetarët ia deleguan vendimmarrjen Kuvendit të Maqedonisë dhe deputetëve të zgjedhur në ,mënyrë legjitime dhe demokratike. Ne jemi zgjedhur të marrim vendime të rëndësishme dhe jo për të kalkuluar për zgjedhjet e ardhshme dhe mandatin e ardhshëm. Me votë tonë në Kuvend ne e caktojë të ardhmen tonë, e gjeneratave pas nesh dhe të rajonit të Evropës Juglindore.” Tha ai.

Duke përmendur zgjedhjet e vitit 2016 ai tha se premtimet e dhëna atëherë ende vlen dhe të njëjtat i kanë bërë thuajse gjithë partitë.

“Prandaj kjo përbërje ka legjitimitet për zgjedhjen e kontestit me fqinjët si dhe integrim të vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Me votën e tyre qytetarët e deleguan të drejtën Kuvendit për të vendosur për këtë” tha Ahmeti.

Ahmeti tha se partia e tij nuk mendon për zgjedhje të parakohshme sepse sipas tij “vendi ka agjendë tjetër e cila është euro-integruese”

Ahmeti i uro te gjitha qytetarët dhe institucionet që sipas tij kanë organizuar dhe kanë marrë pjesë në një proces të denjë demokratik për një vend që ka pretendime për euro-integrime.

“Procesi i integrimit garanton paqe, stabilitet, zhvillim ekonomik, vende të reja të punës, mirëqenie shoqërore dhe të tjera” tha ai dhe sipas tij “alternativë tjetër nuk ka përpos NATO-s dhe BE-së”.