Monday , January 21 2019

Ahmeti ka votuar “Për” heqjen e mandatit të Nikolla Gruevskit

Pas më shumë vite koalicionim në Qeveri, kreu i BDI-sē, Ali ahmeti, dje ka votuar “Për” heqjen e mandatit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, shkruan Fakte. Pas njoftimit zyrtar të gjykatës penale deri tek Kuvendi se deputeti Nikolla Gruevski është dënuar me dënim të plotëfuqishëm me dy vjet burg, Komisioni i propozoi Kuvendit heqjen e mandatit të Gruevskit.

Në votim nuk morrën pjesë tetë deputetët e përjashtuar nga VMRO, ndërsa 29 vota të kësaj partie ishin kundër, shkruan Fakte. Vetë Gruevski nuk ishte i pranishëm, sikur edhe një pjesë e deputetëve të mazhorancës, prandaj edhe nuk u arrit numri 80, respektivisht dy të tretat e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve./FAKTE

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *