Thursday , April 22 2021

Ahmeti ironizon ministrat e tij: Nuk u lihen proceset kalamajve!

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti edhe sonte në Tetovë ka atakuar partitë shqiptare opozitarë, duke i quajtur “lëvizje të formuara nga qarqe antishqiptare për ta përçarë votën shqiptare”, shkruan Fakte. Por, Ahmeti sonte me ose pa dashje ka goditur fortë ministrat e tij të rinj, duke thënë se “nuk u lihen proceset e rëndësishme në duar të kalamajve”. Ahmeti mes tjerash tha:

“Këto investime që ndërtohen këto duan punë e profesionistë të ndryshëm, ekspert të shkolluar dhe përgjegjësitë bëhen bashkë, jemi një front edhe nuk është turp që shqetësimet ti nxjerim në shesh. Ne kemi ndërtuar një nga spitalet me te mjra ne vend me teknologjj me moderne por pa e bërë ate qe tha Teuta terbien e ujrave te zeza ne spitalet do i mbajme plot ne qofte se nuk zgjidhim problemin e plehrave ne spitalet do i mbajme mbushur. Këto janë gjëra që nuk mund t’i anashkalojmë sa jane reformat në drejtësi kërkesat per një shtet ligjor per të qenë pjesë e BE. Aq janë
kërkesat per ambient të paster, në këto zgjedhje të rëndësishme kemi të bëjmë me disa relacione të politikave rajonale. Nuk besohen proceset ne duart te kalamajve, proceset duan burrështetas e lëvizje dhe një bashkim si BDI që ka prodhuar kuadro gjitha nivelet që nuk turpërojnë gjithandej të nxjerin
faqebardhë prandaj edhe unë do ndryshoj e do i thëras Ie ti bien me gisht kokës se shqiptarët nuk janë
per teatër asesi prandaj do i godasim fuqishëm” ka theksuar Ahmeti./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *