Thursday , December 13 2018

Ahmeti flet për rastin ‘Kumanova’, e kujton me dhimbje ngjarjen (video)

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se ka kërkuar që të zbardhet ngjarja në Kumanovë përmes një hetimi ndërkombëtar, përcjell Fakte.

Ai ka thënë se nuk e fshehë dhimbjen që ndjen, pasi disa prej personave pjesëmarrës në rastin Kumanova i kishte edhe ushtarë.‘Atëherë dhe sot me dhimbje e përjetoj atë ngjare, kurrë se kam mohu që i kam njohur, i kam pas luftarë një pjesë të tyre, nuk më kanë tregu e kanë fshehur nga unë atë pjesë të aktivitetit, dhe unë kam kërkuar që kjo çështje të zbardhet përmes një hetimi ndërkombëtar dhe të dihet e vërteta,’ u shpreh Ahmeti

Ndërsa, Ahmeti ka thënë se ka pas ndikim tek ata njerëz dhe ka mundur t’i tërheq nga ajo ngjarje por s’e ka ditur.

‘Unë edhe sot se kuptoj dot pse ka ndodhur ngjarja, dhe andaj kam kërkuar të ketë hetim ndërkombëtar’, u shpreh ai./Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.