Tuesday , June 22 2021

Ahmeti fajëson partitë maqedonase për dështimin e MO-së dhe për gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik per Integrim Ali Ahmeti, sot ka pritur ambasadoren e Misionit te
OSBE-së në Shkup, zonjën Nina Soumalainen.
Lideri i BDI-së bashkëbisedoi me ambasadoren e OSBE-së mbi zhvillimet me te reja politike në Maqedoni dhe rajon, parakushtet per zgjedhjet, Prokurorinë speciale si dhe per rekomandimet që rrjedhin nga analiza e
Marrëveshjes së Ohrit.
Pas anulimit të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare me 24 prill dhe 5 qershor, Ahmeti vlerëson që vendi nuk duhet të ballafaqohet përsëri me pasiguri të tilla që shkaktojnëjostabilitet
institucional, por para se te diskutohet per zgjedhje, partite duhet të dakordohen fillimisht që kushtet
per mbajtjen e zgjedhjevejanë plotësuar dhe që të gjitha palët do të marrin pjesë në proces.
Edhe çështja e pastrimit të listës zgjedhore edhe çëshja e mediave mund të adresohet në mënyrë efikase nëse nuk ka obstrukcione nga partite politike.
Sa i përket analizës së Marrëveshjes së Ohrit, AliAhmeti theksoi qe partite maqedonase duhet që të tejkalojnë paragjykimet e tyre në këtë drejtim, në veçanti kur bëhet fjalë per përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në përputhje me
Kushtetutën./Aktuale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *