Tuesday , January 19 2021

Ahmeti: Duhet të bëjmë ligj për ndalimin e bombave, bombë pas bombe nis belaja

“Kumanova”, Ahmeti: U izolova nga informacionet, ndaj se parandalova dot. Të zbardhet e vërteta.

Në një intervistë ekskluzive në studion e “Ora News”, Ali Ahmeti do të flasë për sfidat, presionet, problemet e brendshme të karaketrit ndëretnik.

Skandali i përgjimeve në Maqedoni, Marrëveshja e Ohrit, çfarë kanë përfituar shqiptarët në këto 24 vite dhe projekti “Shkupi 2014”, sipërmarrja që filloi të ndërtojë “njeriun e ri” maqedonas.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përballë gazetarit Ylli Rakipi.

Gazetari Ylli Rakipi pyet: Më bëri përshtypje nga arkitekti maqedonas, ai tha gruaja ime është kroate, ne nuk kemi një identietet kemi më shumë se një. Një vrapim i çmendur në një vit apo diçka më shumë për të ndërtuar një identitet. Zakonisht ndodh rëndom që një katedrale të ndërtohet për 700 vjet, një katedrale në Vjenë. Është dominim i  saj për të ndërtuar një gjë të tillë, marrëzi artistike por e përqeshur nga të huajt? Për të vjedhur një identitet. Ju jeni pjesë e kësaj qeverie

Kreu i BDI, Ali Ahmeti përgjigjet: “Ju më keni vendosur në një situatë që duhet të rikujtoj pak edhe literaturë pak nga historia, nga arkeologjia, nga mesjeta, duke e parë gjithë dokumentarin që ju keni bërë. E kam përcjellë me kujdes dhe fillova të mendoj që nga momentet kur është menduar se diçka duhet bërë.

Diku në 2002-2003 kemi biseduar me partnerët e kualicionit që në Shkup duhet të vendosim disa personalitete të hisotrisë së shqiptarëve dhe e kemi ngritur këtë temë me sinqeritet pa prapavijë dhe kemi paraqitur arsyet e forta për ngritjen e përmendores së Skendërbeutr si një figurë e madhe e shqiptarëve por edhe një figurë që është më shumë se sa vetë ne shqiptarët. Skënderbeu është edhe figurë që i takon Europës, në atë kohë që qenë LSDM dhe kanë paraqitur si arsyetim që do vendosin Aleksandrin e Madh, edhe unë i kam thënë që do të vendos lule për Aleksandrin, por edhe ne si shqiptarë ndjejmë diçka për Aleksandrin e Madh edhe nëna e Aleksandrit Olimpia.

Nuk e kundërshtuam, por nuk i di arsyet e vërteta, por pse u tërhoq LSDM nuk e di, ne vijuam me ngritjen e përmendores së Skënderbeut. Sheshi i Skënderbeut është sheshi më i bukur.

Për “Shkupin 2014”, nuk e bëj për të justifikuar BDI por një vendim është marrë në 2006 kur atëherë BDI atëherë nuk ishte pjesë e qeverisë sepse VMRO si parti më e madhe politike zgjodhi për parti një parti shqiptare, e Partinë Demokratike Shqiptare dhe një projekt i tillë po përballeshim në 2008 me një projekt të miratuar.

Përpjekjet tona kanë qenë maksimale për të krijuar një balanc dhe kërkuam që së paku të miratohet edhe sheshi Skënderbej dhe ngritja e tre personaliteteve shqitpare dhe akoma nuk janë vendosur. Ato përmendore do të vendosen.

Rakipi: Shpenzimet zoti.Ahmeti sipas BIRN janë shumë të mëdha 700 milion euro afërsisht, ai projekt nuk ka mbaruar ai vazhdon, ju nuk e kundërshtuat.

Ahmeti: Ne nuk jemi pajtuar me këtë projekt ekstravagant sepse vendi ka pasur halle të tjera, ka pasur çështje shumë më prioritare dhe më mirë do të ishte të ishin riparuar konviktet e studentëve, të ishte investuar në ngritje të objekteve për mësim, universiteteve sesa të ndërtonim ndërtime të mesjetës. Mirëpo po e përsërsis ne u ndodhëm në një moment që e trashëguam, këto vendime nuk janë marrë nga qeveria por në qendër, është një mënyrë për të anashkaluar qeverinë, ne kemi bërë rezistencë, kemi pasur projekte më madhore.

ali ahmeti2

 Rakipi: Ju e kishit të vështirë të kundërshtonit sepse ishte miratuar, pasi patë shpenzimet që vajtën në këtë shifër galopante.

Ahmeti:  Çështja e mbulesave të investimeve, nuk ka qenë në qeveri. Si vlerëson veprat e ngritura profesori, ai është vlerësim profesional dhe as nuk i njoh skulptorët që kanë ngritur këto vepra, njoh skulptorin që ka bërë Skënderbeun dhe Hasan Prishtinën, por nuk njoh ata të pjesës maqedonase.

Edhe unë kam qenë i interesuar dhe i kam hapur këto tema me autoritete, me Gruevskin kam biseduar dhe kam dashur shpjegime për ngritjen e Aleksandrit të Madh, për përmendoren e Olimpisë, edhe Filipi, sigurisht që kam pasur nevojë që të kem njohuri. Në Maqedoni Universiteti quhet “Kiri limitovi”, Golcedevki quhet bibliokeka.Nuk dua të gënjej as të ekzagjeroj, sepse unë kam kërkuar shpjegime të di të vërtetën. Gruevksi kishte arsyet e veta, më ka thënë se ju e keni më lehtë sesa ne, ju keni identitet histori, dhe ne si vend i vogël na kontenstohet çdo gjë dhe ne duam të forcojmë identitetin. Në kërkim të një rilindje kombëtare për maqedonasit. Ne do të kemi rezistencë edhe me fqinjët. Shpresojmë të kemi mirëkuptim me fqinjët, të arrijmë ti zgjidhim kontestet, sigurisht edhe ndërkombëtarët kanë pasur reagimet e tyre. Në interesimin tim Nikola Gruevski më tha se këto gjëra i kemi të trashëguara edhe nga Tito që e ka komplikuar pak historinë maqedonase dhe bullgare, kjo është një qasje që e ka një parti politike VMRO dhe i takon komunitetit maqedonas.

Rakipi: A mundeni ju, në Maqendoi funksionon votimi i dyfishtë, aty bëhen dy votime, votimi në parlament dhe votimi i minorancës, shqiptarëve, kishit mundësi që me një votim të tillë, të mos i linit hapësirë kësaj butaforie?

Ahmeti: Badinteri vlen për në parlamentin e Maqedonisë dhe problem “Shkupi 2014”, nuk ka ardhur në parlament. Qyteti i Shkupit, bashkia e Shkupit përsëri votohet me badinter. Në qendër nuk ka asnjë shqiptar, parlamenti i Komunës qendër është maqedonas. Kanë gjetur mundësitë ligjore për të operuar.

ali ahmeti

Rakipi:Kemi nje krizë te stërzgjatur në Maqedoni. Sa i prek kjo krizë e stërzgjatur shqiptarët?

Ahmeti: Kriza nuk dëmton vetëm shqiptarët në republikën e Maqedonisë, të gjithë qytetarët i dëmton. Kjo krizë u instalua pas shpërthimit të megaskandalit të përgjimeve, në atë kohë unë kam bërë prononcimet zyrtare si kryetari i BDI me këtë rast kam parë seriozitetin e zhvillimeve. Nuk është gjë e vogël ky moment, vërtetë ai që paraqiste shpërthimin e bombave, kishte vërtetë bomba. Këtu është origjima e krizës që u instalua në Republikën maqedonase.

Ahmeti: Jemi përpjekur të ndalim përplasjen ndëretnike

Rakipi: A është kjo një luftë mes qeverisë së Gruevskit dhe opozitës së Zaevit në dëm të interesave të shqiptarëve?

Ahmeti: Breshëri nuk bien vetëm në arat tuaja, por edhe në arat e komshisë dhe bashkëqytetarëve të tu. Jemi përpjekur që kriza të menaxhohet dhe mos të shndërrohet në maqedonas-maqedonas dhe të mos kaloj në krizë ndëretnike. Një frikë nga ana jonë ka qenë që nga përplasja VMRO –LSDM-së, por  të kërkojmë që vendin ta çojmë përpara në të gjitha metropolet e Europës, për zgjidhjen e problemit me Greqinë, por edhe me Bullgarinë të nënshkruhet një marrëveshje me qenësi të mirë. Me këtë rast shpërtheu lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, në Irak dhe Siri dhe e gjithë axhenda ndërkombëtare u spostua këtu.

Rakipi: Që nga viti 2008 ju qeverisni bashkë me Gruevskin, shpesh konsiderohet si keqqeverisje, a jeni ju përgjegjës?

Ahmeti: BDI dhe VMRO kanë marrëveshje për bashkëqeverisje, do të thotë se para se të ngriheshin organet e ekzekutivit ne bëmë marrëveshje për të gjitha platformat që kanë dy partitë fituese. Bëmë progamin e përbashkët qeveritar dhe miratohet në parlamentin e Maqedornisë, infrastrukturë, kulturë, arsim është progam transparent që votohet nga partitë fitimtare dhe nuk është program illegal i paparë nga qytetarët e RM dhe ne përpiqemi të punojmë të realizojmë atë platformë që e kemi paraqitur. Këtu ka liri të medias, nuk pashë asnjë medium që ju ta pyesni nëse janë të lirë ose jo. Flas për mediume shqiptare, kemi të bëjmë me 2 qasje, për shqiptarët nëse ka medium ose gazetë që mendon se është e censuruar. Ky është standart i dyfishtë.

Te mediumet shqiptare Nikola Gruevski nuk ka qasje, te TV privat, ALSAT në RM dhe atë lirisht mund të pyesni pronarin e a po ndikon Gruevski, asesi. Po a mund një parti politike shqiptare ti bëj keq një TV siç është Alsati, asesi ne nuk ndërhymë në lirinë e shtypit dhe të mediumeve të shkruara në gjuhën shqipe. Janë të lira të pavarura dhe mund të gjeni kritika sa të doni në tv në gazeta në gjuhën shqipe, për Ali Ahmetin për BDI dhe mund të bisedoni nëse dikush i ka thërritur për në bisedë informative.

Rakipi: Në përgjimet e publikuara nga opozita ka patur shumë pak gjëra që thelbësisht dëmtojnë lidershipin e partive shqiptare. Mendoni se lideri i opozitës Zaev është kujdesur për të qenë selektiv në publikimin e përgjimeve për të mos u ngatërruar me faktorin shqiptar?

Ahmeti: Që në momenin e parë që Zaev ka paraqitur bomba e tij ka paraqitur informatat që ai disponon në përgjime, unë kam dalë në konferencë shtypi dhe kam dhënë qendrimet zyrtare të BDI. Biseda që kam dëgjuar ishte autentike, nuk e kam mohuar, jam deklaruar ça ka zoti Zaev ti nxjerrë të gjitha edhe bisedat familjare dhe zyrtare. Vetëm për mua ka 17 600 file përgjime  të përpunuara, i ka përpunuar shteti. Kam thënë në këtë punë duhet të vijë Brukseli dhe Ëashingtoni sepse ne nuk e zgjidhim dot këtë problematikë dhe për të dalë të pyetja juaj. Zaevi po të kishte nuk kursente se është në leverdi të tij, kjo ka bërë që Nikola Gruevski nuk e tremb dhe kërcënon  dot Ali Ahmetin. Kur kam parë qëndrimet e Ali Ahmetit kam vërtetuar se s’ka asnjë hipotekë për 15 vite që është në pushtet nuk do ishte ky në studio. Më pyesni çfarë të doni ju. S’kam hipotekë as të VMRO as LSDM. Jam përpjekur për çështjet shqiptare, nuk them që kam bërë mrekullitë.  Për mua nuk kishte rëndësi a do bëhet ligji apo jo, sepse unë  me përgjegjësinë më të lartë kam thënë ça ka për mua ti hedh në publik. Iu bashkuam se u morrëm vesh të gjithë kështu.

 Ahmeti: Të bëjmë një ligj për të ndaluar publikimin e përgjimeve

Rakipi: Çfarë ndodhte po të publikoheshin?

Ahmeti: Përsëri po të vazhdojmë me bomba do thellohej kriza, kemi biseduar shumë qetë më komunitetin ndërkombëtar edhe me partitë politike edhe me Zaevin, mirë është të bëjmë një ligj që të ndalojmë hedhjen e bombave, sepse bombë mbas bombe nis belaja. Interes i imi nuk ka qenë, e kanë kuptuar ndërkombëtarët, është bërë për të mos thelluar krizën. BDI është i paanshëm, iu besua edhe VMRO edhe LSDM, u morëm vesh. U bë një draft, u kundërshtua, le të ulen të gjithë bashkë dhe ta bëjnë si të dojë.

Rakipi: Skandali i përgjimeve bëri të mundur arritjen e marrëveshjes për prokurorin special, qeverinë me bazë të gjerë si dhe zgjedhjet e parakohshme. Cilat ishin kërkesat e faktorit shqiptar për këto zhvillime dhe  u arritën ato?

Ahmeti: Sigurisht që ne kemi kërkuar të mos devijohet nga axhenda euroaltanike dhe të futet anëtarësimi në NATO ,në BE, respektimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe nënshkrimi i marrëveshjeve me fqinjët, dhe nga e gjithë kjo fitojnë edhe shqiptarët edhe maqedonasit, për ta detajuar, pas 15 korrikut janë ulur grupet e punës kanë punuar për detajimin e marrëveshjes. Ça fituan shqiptarët, gjykata speciale zgjidhjet me badinter, pa sistem të zgjedhjes së dyfishtë nuk zgjidhet prokuror special, as prokurori, të gjithë prokurorët duhet të votohen me badinter. Në KQZ nuk pranohet vendimi nëse nuk ka konsesus edhe për shqiptarët.Në marëveshje Gruevski në fund të dhjetorit jep dorëheqjen, do emërohet Kryeministër tjetër. Në tetor emërohet Ministri i Brendshëm, por duhet të ketë marrëveshje, konsensus LSDM-VMRO- BDI. Zgjedhjet e reja janë më 24 prill, qeveria me bazë të gjerë fillon në janar. Ministri i Punëve të Brendëshme duhet të jetë me miratimin e partive politike, Kryeministri do emërohet nga partia më e madhe. Dhe në këtë rast Gruevski paraqet dorëheqjen dhe nuk mund të rizgjidhet.

Rakipi: Z. Ahmeti, sipas jush ku ndryshon konkretisht Zaevi nga  Gruevski në raport me shqiptarët. A ka diferenca mes VMRO dhe LSDM në këtë marrëdhënie?

Ahmeti: Jam i paanshëm 4 vite kam bashkëqeverisur me LSDM, partinë e Zaevit dhe tre Kryeministra kanë rënë gjatë qeverisjes me mua, Gruevksi do të jetë i katërti, kështu që kam bashkëqeverisur me VMRO-DPMNE, nuk dallojnë në përmbajtje, në raport me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në raport me avancim të çështjes së shqiptarëve. Duhen bërë përpjekje, debat. Kemi nisur debat për sjelljen e një ligji mbi përodrimin e shqipes si gjuhë zyrtare  sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit.

Ahmeti: Pretendime ka mirëpo dua që të instalohet në Maqedoni konsensusi, marrëveshjet sepse me marrëveshje arrihet gjithçka dhe ta kuptojnë realitetin e ri të partive politike maqedonase. Ne kërkuam zgjidhjen e Presidentit me konsensus, të ulemi bashkë dy partitë fituese, e biseduam në tavolinë e bëmë pjesë të mediave dhe ne ua bëmë të qartë nëse nuk arrijmë të merremi vesh për një kandidat të përbashkët në BDI ne do të bojkotojmë zgjedhjet, nëse nuk arrijmë të merremi vesh. Fjala bojkot është e vrazhdë por ne nuk do të thërrasim elektoratin që të dalë në votime dhe këtë e bëmë. Shqiptarët në këto zgjedhje nuk dolën për të votuar për President shteti dhe ky kryetar nuk është kryetar i shqiptarëve dhe kemi kontenstuar legjitimitetin e tij. Kryetari i parlamentit është me vullnet dhe konsensus po ne na intereson shumë më shumë, përfaqësi të drejtë në të gjithë institucionet, administratë publike dhe shtetërore.

Rakipi: Padyshim marrëveshja e Ohrit ka progrese thelbësore, një nga ato është mekanizmi BADINTER, sistemi i votimit të dyfishtë. Ku është zbatuar ky sistem? Pse ky sistem nuk është zbatuar te buxheti?

Ahmeti: Edhe kjo çështje është diskutuar shumë hapur, kemi marrëveshje me partnerë për buxhet konsensual, pa miratuar partia shqiptare, nuk miratohet buxheti. Buxheti i RM janë diku rreth 300 milion euro për investime kapitale gjithsej, dhe ky buxhet përpjekjet bëhen maksimalisht që të ndahen proporcionalisht, arsim, investim në infrastrukturë, kulturë, për shëndetësi ku jetojnë e banojnë shqiptarët ,tash në këtë emision të hyj edhe të shpjegoj sa vepra janë ndërtuar për shqiptarët, vetëm për sheshin “Skëndërbej” janë miratuar 10 milion euro”.

Rakipi: Në komunën e Strugës, kryetari i saj na tregonte se që nga koha që ishte kryetar nuk kishte asnjë investim. Dhe kjo sepse, investimet, taksat, tvsh-të administrohen nga shteti. Pse gjithë ky centralizim? Në zonat shqiptare maqedonet kthehen në pakicë dhe për shkak të sigurimit të 20 përqindëshit shfrytëzojnë BADITERIN…

Ahmeti: Duhet të gjejnë mirëkuptim se për ndryshim të emrave të  rrugëve dhe shkollave në nivel lokal duhet të votohen me baditer. Në Strugë janë pakicë, në Gostivar, Tetovë. Në qytetin e Strugës dhe Kërçovës proporcioni është 10 mandate kanë maqedonasit, 20 kanë shqiptarët dhe për çështje të emërtimit të shollave, rrugëve duhet gjetur konsensus, këto çështje që prekin këto tematika duhet të votohen në Këshillin e komunës me parimin e baditerin, funksionon në Gostivar, Tetovë. Shefi i policisë pastaj vendosin maqedonasit, ka një kushtëzim të rëndësishëm, nga 9 zgjedhin atë që duan ata.Çështja e kryeshefave të policisë jo të zonës por të qytetit, propozohet nga kreu i Komunës 3 kandidatë dhe njëri nga ata e zgjedh Ministri dhe nuk kemi pasur ndonjë problematikë për zgjidhjen e shefave për komandantët e qyteteve.

Rakipi: Në referendumin për pushtetin lokal operohet sipas sistemit të mbyllur proporcional. Pse nuk veprohet me lista të hapura si në Kosovë?

Ahmeti: Kjo është në dëm të të gjithëvë. BDI ka bërë ofertë për partitë politike që të votohet me lista të hapura. E kemi bërë, nuk ka gatishmëri nga parti të tjera që të pranohet kjo mënyrë, baditeri, këto janë negociata mes partive politike dhe akoma në tavolinë është kjo problematikë e pambyllur se si do të jetë votimi. Edhe këtë mandat nuk do të triumfojë ideja e BDI me lista të hapura do të ngelet sistemi i njëjtë ashtu siç ka qenë më përpara, ne insistojmë nëse ngelet kështu mandati ti kthehet partisë dhe jo të ngelet te deputeti. Çdo kusht fiton në emblemën e partisë nëse votohet me lista të hapura atëherë mandati i takon deputetit.

Rakipi: Ju jeni për lista të hapura?

Ahmeti: Ka 6 vite që e kemi ngritur këtë problematik edhe në prezencë të komuntetin ndërkombëtar, kërkojmë me lista të hapura të votohet, na duket më e drejtë nëse arrihet marrëveshje sepse këtu duhet konsensus të arrijnë partitë më të mëdha politike, përndryshe nëse nuk votohet me lista të hapura, do të kërkojmë që mandati të kthehet të partia.

Rakipi: Çfarë nuk është realizuar nga Marrëveshja e Ohrit?

Ahmeti: Nga marrëveshja legjislative në tërëri është realizuar. Ka mbetur për tu realizuar edhe çështja e gjuhës, sipas marrëveshjes, sipas Kushtetutës, gjuhën që e flasin mbi 20 për qind e qytetarëve është gjuhë zyrtare, nuk kemi arritur ende një marrëvesghje për ta implementuar me ligj. Shqipja sipas Kushtetutës, sipas Marrëveshjes së Ohrit që është pjesë e Kushtetutës. Gjuhën që e flasin mbi 20 për qind është gjuhë zyrtare, siç do të përcaktohet me ligj dhe tani 7 vite kemi angazhuar ekspert nga vende me të njëjta struktura popullate nga Belgjika dhe Zvicra dhe kemi përpunuar një ligj të qëndrueshëm por ja që strukturat politike nuk kanë pasur gatishmëri për tu ulur, kjo na ka detyruar të kërkojmë ekspertizë të thelluar nga ata që kanë qenë aktor në vitin 2001 dhe është ngarkuar nga BE zoti.Peter Fed për të bërë një ekspertizë të detajuar mbi çfarë është bërë dhe çfarë nuk është bërë për Marrëveshjen e Ohrit. Në tetor fillon një simpozium dhe në fund të nëntorit do të vijnë aktorët kryesor, Solana, Roberton, të cilët do të jenë prezent në Shkup kur do të paraqitet ekspertiza përfundimtare dhe orientimet dhe çduhet bërë për të mbyllur si kapitull Marrëveshjen e Ohrit.

Rakipi: Ka vend për marrëveshje të re?

Ahmeti: Çfarëdo retorike politike të përdoret në Maqedoni çfarëdo qëndrimi që do të ndërtohet për marrëveshje të reja për pozicione të reja të shqiptarëve, Marrëveshja e Ohrit është marrëveshje e garantuar nga NATO, SHBA, BE, e garantuar dhe e nënshkruar. Nuk mendoj se do të ketë marrëveshje më të qëndrueshme, thelbësore nga aleatët, nga miqtë sesa Marrëveshja e Ohrit, duhet të respektohet, të zbatohet. Marrëvehsja ndërpreu luftën dhe i hapi shtegun paqes dhe barazisë së statusit juridik për shqiptarët, ne duhet të jemi punëtor, të përgjegjshëm, s’duhet të jemi zvarranik, të forcojmë supet dhe mos të presim të tjerët të na i bëjnë punët tona. Çervenkosvksi dhe Gruesvski nuk i bëjnë dot punët e mia. Mbi 20 mijë shqiptarë janë angazhuar pas 2001 në administratën publike shtetërore, udhëheqin me 25 për qind Republikën e Maqedonisë me kompetenca.

Rakipi: A do ti qëndroni besnik formulës se qeveria duhet të formohet prej shumicave të dy popujve. Si do reagoni nëse shumica e maqedonëve zgjedh për partner qeverisës një parti të pakicës shqiptare?

Ahmeti: E ka provuar dhe ka dështuar, ka rënë qeveria për 15 muaj.

Rakipi:A ka ardhur koha për të folur hapur për federalizëm? Fryma e marrëveshjes së Ohrit është e tillë, autonomi e zgjeruar lokale dhe qeveri qëndrore më e dobët? Nese behet fjale për federalizëm ju mbeshtesni modelin e Zvicrës apo të Belgjikës?

Ahmeti: Te Ali Ahmeti karshi politikanëve maqedonas mua nuk më dridhet qerpiku ti flas këto tema. Si do ta ndajmë ne në kantone në Maqedoninë, e dini sa e ngatërruara janë si zorrët e qenit, popujt janë të përziera, nuk i ndan dot. Në Zvicër dihet ku jetonë italianët gjermanët. Unë tani do flas për buxhetin, unë duhet të vij me skica, projekte, ju çoj Ministra, si votohet buxheti. Nga partitë opozitare keqpërdoret, njerëzit janë të ndjeshëm te paraja, po ky që ndërtohet autobani, do të ecin edhe maqedonasit edhe shqiptarët dhe ju do të kaloni në Tetovë. Është vepër kapitale. Gjërat kanë ndryshuar. Ndarja në Zvicër është mbi bazë të etnisë do të thotë që  ke Zvicrën gjermane, francëze, italiane, por Zvicrën të gjithë e duan njësoj.

Rakipi: S’kemi Universitet shqiptar në Shkup?

Ahmeti: Universiteti i Tetovës ka dispërzim me 5 fakultete në Shkup. Shihe ça kanë arritur shqiptarët, a duhet Universitet në Shkup apo jo. Ka shqiptar që thonë nuk duhet. Debati a duhet hapur Universitet apo jo, a nuk është kjo liri e arritur, shqiptarët janë vrarë me plumba. Kur pashë dokumentarin tuaj, mua mu kthye kujtesa, dhe ne kemi iniciativë e kemi materializuar, Josof Bateri.

Rakipi: Si janë marrëdhëniet me Partinë Demokratike?

Ahmeti: Jemi përpjekur të komunikojë sidomos gjatë negociatave është treguar bashkëpunes zoti.Thaçi, në interes së arritjes së marrëveshjes, komunikim.Vështirë është të themi ku ndahemi, vështirë për shqiptarët. Ky është i majtë, ai i djathtë, jo te ne por edhe në Europë, partitë e djathta kanë programe sociale. Ne duam të integrojmë shqiptarët në vend, në rajon edhe në Europë.

Marrëdhëniet me PDSH, Ahmeti: Thaçi bashkëpunues gjatë negociatave

Rakipi: Si janë marrëdhëniet me Partinë Demokratike?

Ahmeti: Jemi përpjekur të komunikojë sidomos gjatë negociatave është treguar bashkëpunes zoti.Thaçi, në interes së arritjes së marrëveshjes, komunikim.Vështirë është të themi ku ndahemi, vështirë për shqiptarët. Ky është i majtë, ai i djathtë, jo te ne por edhe në Europë, partitë e djathta kanë programe sociale. Ne duam të integrojmë shqiptarët në vend, në rajon edhe në Europë.

Rakipi: Sa të rrezikuar janë shqiptarët nga radikalizmi islam që mund të përfaqësohet dhe me parti politike dhe a e favorizojnë qarqe maqedone këtë tendencë? Sa shqiptarë të Maqedonisë kanë shërbyer dhe shërbejnë sot në Shtetin Islamik?

Ahmeti: Më neveriti ai këshilltari i kabinetit të Ivanov kur tha se në Maqedoni ka dy parti myslimane, ajo ishte provokuese, ishte me prapavijë, unë përkatësinë time fetare nuk e ndërroj, jam mysliman por unë kam identitet shqiptar dhe unë i takoj kombit shqiptar. Kemi miratuar një ligj ndalohet pjesëmarrja në luftra të huaja, bashkësia fetare në Maqedoni është duke punuar.Dikush shkon për bindje, një pjesë shkon për shkak të varfërisë. Nuk mendoj se këta njerëz numerikisht janë të shumtë, nuk janë të shumtë,krahasuar me numrin e shqiptarëve në Maqedoni janë simbolik. Ka 20 apo 30 shqiptar që shërbejnë në Shtetin Islamik. Është i ekzagjeruar numri 600 sipas shërbimeve të huaja, duhet të punohet me njerëzit, njerëzit që kanë njohuri mbi islamin ,kemi ekspertë, të dalin të shpjegojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *