Tuesday , April 20 2021

Agron Buxhaku rikthehet në krye të QMK-së

Agron Buxhaku, një ndër kuadrot “e vjetra” të BDI-së është rikthyer në pozitën e Drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, shkruan Fakte. Buxhaku ka qenë në disa funksione të larta shtetërore që nga fillimi i qeverisjes së BDI-së. Ai ishte, përveç tjerash, ka qenë ministër në Ministrinë për transport dhe lidhje, ambasador i Maqedonisë në Francë, ndërsa rikthehet tani në krye të QMK-së, detyrë që Buxhaku ka ustruar për disa vite më herët.

“Riciklimi” i kuadrove të vjetra në BDI shkon në kundërshtim me tendencën e kësaj partie për kyçjen e personave të ri dhe të panjollosur me afera korruptive./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *