Saturday , October 20 2018

Agnelli: Ronaldo një superhero

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli i ka dalë në mbrojtje yllit portugez Cristiano Ronaldo, duke e quajtur atë një superhero për të gjithë fëmijët në botë.

Reputacioni i Ronaldos ka pësuar një goditje të rëndë pa akuzave për përdhunim të një gruaje, transmeton Koha.net. E Agnelli thotë se mendimi i Juventusit për të është i njëjtë.

“Fëmijët rreth botës duan të shohin superheronj, dhe ai është njëri prej tyre. Është hera e parë që dy shpirtrat e klubit u bashkuan për të transferuar një lojtar. Juve megjithatë nuk është vetëm Ronaldo. Ne jemi në kolektiv dhe Ronaldo është qershia mbi tortë e diçkaje që është ndërtuar pjesë pas pjese, me durim, intelegjencë e shumë më tepër”, ka thënë Agnelli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.