Saturday , June 19 2021

Agjent rus të dyshuar për grushtshtetin në tentim në Mal të Zi

Shtetasit rus Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov, të dyshuarit kryesor për organizimin e aktiviteteve terroriste nl Mal të Zi dhe për formim të organizatës terroriste, janë agjent të shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU, thonë shërbimet britanike, amerikane dhe të tjera, shkruajnë mediumet e rajonit, përcjell Fakte. Shishmakov ka qenë atashe ushtarak në ambasadën ruse në Poloni, ndërsa për aktivitetet për të cilat akuzohet në Mal të Zi ka shfrytëzuar identitetin e tij me mbiemrin Shirokov. Edhe Vladimir Popov ka pasur në të kaluarën mision të ngjajshëm në Moldavi, ku është dashur të pengojë aderimin e këtij vendi në BE në vitin 2014.

Prokuroria Speciale Shtetërore ka ngritur procedura ndaj 26 personave, ndërsa ngitjen e padive e ka paralajmëruar për më 15 prill. Kjo prokurori ka bërë të ditur se dy agjentët rus do të gjykohen në mungesë, nëse në ndërkohë nuk arrihet të sigurohet pranie e tyre./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *