Friday , February 26 2021

Afrohen zgjedhjet, Min. e financave do të ktheje 18.3 mln euro bizneseve

Ministria e Financave sot i ktheu 1.126 miliardë denarë apo 18,3 milionë euro në ekonomi në bazë të bonove të lëshuara dhe të skaduara shtetërore, transmeton Fakte.

Në ankandin e djeshëm Ministria tërhoqi dyfish më pak mjete, gjegjësisht 569,9 milionë denarë apo 9,2 milionë euro. Në këtë mënyrë detyrimi neto përmes bonove shtetërore, vetëm përmes ankandit është zvogëluar për 9 milionë euro.

“Me këtë Ministria e realizoi paralajmërimin dhe e plotëson përcaktimin për zvogëlimin e tërheqjes së mjeteve në tregun vendor. Kjo strategji duhet të lë më shumë mjete likuiduese në ekonomi, gjë që do të kontribuonte për kreditimin e rritur të sektorit korporativ dhe me këtë lëvizjen e ekonomisë”, thonë nga Ministria e Financave.

Gjatë dy muajve të kaluara, potencojnë, janë anuluar madje tre ankande të parapara në tregun shtetëror. Detyrimi neto lidhur me bonot shtetërore po i afrohet zeros./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *