Wednesday , September 26 2018

Adnan Januzaj “gjunjëzon” Anglinë

Belgjika del e para në grup me 9 pikë të plota. Belgët do të përballen me Japoninë, ndërsa Anglia me Kolumbinë

Belgjika ia ka dalë të jetë në krye të grupit I, pasi ka marrë edhe fitoren e tretë rresht përballë Anglisë. Kështu, ekipi belg e mbylli fazën e grupeve në krye me pikë të plota, përcjell Fakte. Në përballjen finale ndaj anglezëve, Belgjika mundi që të marrë tri pikë shumë të vlefshme. Goli i vetëm takimit u realizua nga ana e Adnan Januzaj në minutën e 51 të takimit. Januzaj realizoi pas një goditjeje pak jashtë zonës së rreptësisë. Kështu, një tjetër shqiptar shënon në Botëror. Në tërësi, sfida ishte e ekuilibruar, me raste për shënim nga të dyja kombëtaret. Pas fitores, Belgjika është në vendin e parë me 9 pikë të grumbulluara në tre ndeshje. Anglia vjen e dyta me 6 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Tunizia që mundi Panamanë me rezultatin 2:1. Për në fazën tjetër, atë të 1/8-ve finale kalojnë Belgjika dhe Anglia. Belgët do të përballen me Japoninë, ndërsa anglezët me Kolumbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.