Thursday , April 22 2021

Adili: “UNITETI” vlerëson se Kodi Zgjedhor që u votua në Kuvend, është i dëmshëm për shqiptarët

Me ligjin e ri për KZHZ, për këto zgjedhje parlamentare, 170.000 votuesit e vendosur në një listë të veçantë nuk kanë të drejt që të votojnë në Maqedoni.

Në këtë mënyrë vihet në pikëpyetje ajo se deputetët e diasporës a do t`i takojnë shqiptarëve apo maqedonasve.

Pikëpyetja e këtillë thellohet për arsyen se në zgjedhjet e fundit parlamentare, shumë mërgimtar shqiptar janë ankuar  se ka pasur shumë obstruksione nga ana e ambasadave dhe përfaqësive konsullare ndaj shqiptarëve.

Përfaqësuesi i partisë “Uniteti”, deputeti Zulfi Adili në një prononcim për portalin TetovaSot thekson se UNITETI vlerëson se Kodi Zgjedhor që u votua në Kuvend, është i dëmshëm për shqiptarët.

Sipas tij, kjo mënyrë ndikon dukshëm në uljen e numrit të deputetëve shqiptarë.

“UNITETI vlerëson se Kodi Zgjedhor që u votua në Kuvend, është i dëmshëm për shqiptarët, ngase i përjashton të gjithë qytetarët shqiptar që jetojnë dhe punojnë në diasporë nga lista zgjedhore bazë, si dhe nga kufizimi i numrit të deputetëve nga diaspora.

Kjo do të ndikojë dukshëm në numrin e deputetëve shqiptarë.

Votimi nëpër përfaqësitë konsullare-diplomatike nuk është i sigurt nga manipulimet, gjë që tregon përvoja e deritanishme”, deklaroi Adili për TetovaSot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *