Tuesday , March 2 2021

Adili: UNITETI – urë për bashkimin e opozitës

Nënkryetari i UNITETIT, Zulfi Adili, në lidhje me bashkëpunimin e mundshëm mes partive jashtëparlamentare opozitare shqiptare, është shprehur për të përditshmen “Dnevnik” se UNITTI do të jetë urë për bashkimin e opozitës, transmeton Fakte. Ai ka deklaruar:

“UNITETI do të jetë urë për bashkimin e opozitës. Ne jemi partia e parë që inicoi bashkimin e të gjitha partive politike opozitare. Poenta është në zgjedhje të dalim me lista të përbashkëta për deputetë, qëndrime dhe platformë të përbashkët. Shpresojmë se do të arrijmë sukses në negociatat për bashkim. Kontaktojmë me të gjitha partitë politike dhe pas festës komunikimi do të intensifikohet, në drejtim të bashkëpunimit të opozitës shqiptare”- është shprehur Adili.

Edhe nga Lëvizja BESA dhe nga LR PDSH janë shprehur për “Dnevnik” të gatshëm për bashkëpunim mes partive opozitare shqiptare./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *