Friday , April 23 2021

Adili: Partitë të mos manipulojnë me ndenjat e të burgosurve të rastit “Monstra”

Në debatin mbrëmshëm në Click plus në TV21, deputeti i pavarur, tani anëtar i partisë Uniteti, Zylfi Adili- Qufa tha se kur jemi tek partitë politike maqedonase, do duhet ta kthejmë kokën prapa, pra nga vitet 90-të e këndej. “Nëse VMRO-ja na shajti e vrajti, kjo nuk do thotë se edhe LSDM nuk na shajti e vrajti”.

Ai madje foli edhe për prokurorin speciale, duke thënë se: “Duhet të jemi korrekt se sistem i drejtësisë dhe sigurisë nuk funksionon, dhe do duhet t’i jepet mbështetje Prokurorisë speciale”, tha Adili.
z.Adili gjithashtu bëri me dije se ai ka realizuar takime me familjarët e të burgosurve të “Monstrës”. Ai kërkoi nga partia shqiptare në pushtet që të mos manipulohet me ndenjat e të burgosurve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *