Wednesday , April 21 2021

Adili: Partitë në pushtet vazhdojnë të korruptojnë votuesin për interesa klanore e partiake

Prononcim i Nënkryetarit të UNITETIT, Zulfi Adili për TV_SHENJA
Zulfi Adili nga partia UNITETI, thotë se kjo është një pikë shumë e rëndësishme e marrëveshjes për arsye se shteti duhet të jetë i të gjithë qytetarëve, e jo i një subjekti politik, në këtë rast i BDI-së dhe VMRO-së. Megjithatë, Adili thotë se partitë në pushtet edhe më tej vazhdojnë të korruptojnë votuesin për interesa klanore e partiake, duke mos respektuar marrëveshjen që është nënshkruar nga vetë partitë në pushtet.

“Nga vetë fakti se në periudhën pasi që u arrit marrëveshja për “zgjedhje të lira, fer dhe demokratike”, shihet qartë se përfaqësues të BDI-së, edhe përfaqësues të VMRO-së që janë pjesë e kësaj qeverie diskriminuese për të gjithë qytetarët e Maqedonisë e në veçanti për shqiptarët, bëjnë hapjen e shkollave, hapin konkurse, u bëjnë manipulim klasik qytetarëve tëMaqedonisë, dhe e gjithë kjo flet për mosrespektim të njërës prej pikave kryesore të marrëveshjes, pra ndarjes së partisë prej shtetit”, tha Zulfi Adili nënkryetar i partisë UNITETI./Shenja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *