Sunday , April 18 2021

Adili: Marrëveshja të zbatohet, edhepse ka shumë mangësi

Nënkryetari u Unitetit, deputeti Zylfi Adili ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes katër partive politike për dalje nga kriza. Ai në profilin e tij ka shkruar:

Lidhur me Marrëveshjen që u arritë mbrëmë mes katër partive politike dhe ndërmjetësuesve të BE dhe SHBA

1. Marrëveshja, si gjithmonë,perfaqëson pakënaqësi shumëpalëshe, por bën mirë që e mundëson zhbllokimin e procesit.
2. Nga veprimi i partive pjesëmarrëse në negociata u pa qartë se ato mbrojnë interesat e tyre, e jo të qytetarëve.
3. Marreveshja është sjellë në mungesë të regjistrimit të popullatës dhe dëmtimi i shqiptarëve mund të jetë i madh.
– presim zbatimin e marrëveshjes, ngase deri tani mbaronte me zvarritje dhe pa sukses, me kritika dhe fajësime të ndërsjella.
4. Shpresojmë se zgjedhjet do të mbahen më 11 dhjetor, dhe se Prokuroria Speciale do të punojë me sukses.”- ka shkruar Adili./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *