Friday , April 23 2021

Adili: Koalicionim parazgjedhor ndëretnik, vetëm nëse maqedonasit pranojnë platformën tonë

Nënkryetari i Unitetit, Zulfi Adili, për të përditshmën “Dnevnik” ka deklaruar se po bëhen përpjekje për formimin e bllokut politik shqiptar në të cilin do të kyçeshin partitë jashtëparlamentare, shkruan Fakte.

“Nëse platforma jonë pranohet nga blloku opozitar maqedonas, pse jo edhe koalicionim parazgjedhor. Ne jemi për opsion qytetar, por maqedonasit dhe shqiptarët duhet të jenë plotësisht të barabartë. Nuk e përjashtojmë mundësinë e koalicionimit. Por edhe Zaev duhet të jetë konkret, të tregojë se e pranon  dhe nënshkruan platformën e bllokut opozitar shqiptar dhe me deklaratë të përbashkët para qytetarëve të shpallë se bëhet fjalë për platformë të përbashkët.”- ka deklaruar Adili./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *