Sunday , April 18 2021
Technicians work during the first live broadcast of Sky News Arabia, a 24-hour Arabic channel in Abu Dhabi May 6, 2012. Multi-platform news channel Sky News Arabia officially launched on Sunday. REUTERS/Jumana El Heloueh (UNITED ARAB EMIRATES - Tags: MEDIA BUSINESS) - RTR31P6D

Ad-Hoc trupi, VMRO dhe LSDM do propozojnë një shqiptarë

Pas tërheqjes së partive shqiptare pjesmarrëse në bisedime BDI dhe PDSH, dy partitë maqedonase propozuan nga dy anëtarë në ad hoc trupin për mbikqyrjen e mediume në periudhën parazgjedhore.

Sllagjana Dimishkova, Cvetin Çilimanov, Goran Tërpenovski dhe Lubomir Kostovski, janë katër kandidatët për anëtarë të trupit ad – hok, të cilët i kanë propozuar partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM. Dimishkova dhe Çilimanov janë propozuar nga VMRO – DPMNE, ndërkaq Tërpevski dhe Kostovski nga LSDM, transmeton Fakte.

Sipas Kodit Zgjedhor, anëtari i pestë i cili nuk do të jetë me propozim partiak, duhet të jetë shqiptar, katër përfaqësues të partive duhet të merren vesh, që më pas drejtori i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, do ta emërojë më së voni deri më 15 ditë pas emërimit të tyre.

Dënimi më i madh për mediat në periudhën parazgjedhore arrin deri më 4000 euro.

Nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, dolën me qëndrim se nuk do të marrin pjesë në këtë trup ad – hok, i cili ka afat të formohet deri më 19 gusht.

Dimishkova dhe Tërpenovski punojnë në gazetën “Vest”, Çilimanov në “MIA” ndërsa Kostovski në javoren “Globus”. Rroga neto e një anëtari është rreth 50 mijë denarë./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *