Wednesday , December 12 2018

Action Bronson poston shqiponjën në Shkup, tërbohen maqedonasit

Arian Asllani, ose siç të gjithë e njohin – Action Bronson, ditë më parë erdhi në Kosovë pasi do të performojë sonte në festivalin “Sunny Hill“,percjell Fakte.

SunnyHill” filloj mbremë me një performancë të jashtëzakonshme nga Dua Lipa.

Artsti shqiptar që jeton dhe vepron në Amerikë, dje vizitoj Shkupin me dy shokë të tij.

Ai postoi një fotografi në llogarinë e tij në “Instagram” me përshkrimin: ‘Vëllezërit e mi dhe unë në Shkup’ duke ia bashkëngjitur edhe flamurin shqiptar në fund të fjalisë.

Kjo gjë mesa duket nervozoi maqedonasit pasi shumë prej tyre komentuan nën fotografi duke u shprehu me fjalë të këqia si dhe duke e ofenduar reperin.

pse flamurin shqiptar, është Maqedonia?’.

Kishte edhe nga ata që e ofenduan reperin duke i thënë ‘derr’.

Por, Bronson nuk reagoi dhe nuk mori masa për ta ndryshuar postin apo për ta larguar fotografinë./GazetaBlic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.