Wednesday , July 28 2021

A PO SHTYHEN AFATET PËR “JUGOHROMIN”? GRUEVSKI JEP AFAT TË RI, MINISTRI AMETI PA PËRGJIGJE

“Deri në prill të vitit 2016 duhet t’i plotësonin standardet, ajo ishte vendimi i qeverisë që u soll para dy viteve, përderisa ajo nuk respektohet, do të merën masa ligjore”, u shpreh Vlladimir Peshevski, zëvendëskryeministër.

Këtë deklaratë zëvendëskryeministri Peshevski e kishte dhënë në dhjetor të vitit të kaluar, i pyetur se çfarë do të ndërmerret nëse kombinati metalurgjik “Jugohrom” nuk përmbush standardet ekologjike.

Kaloi edhe ky afat dhe deri tani nuk është plotësuar kushti kryesor siç është vendosja e filtrave për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit.  Afati tjetër shtesë i dhënë nga Qeveria është 31 tetori i këtij viti.

Ish kryeministri dhe kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski theksoi sot se kësaj kompanie për plotësimin e standardeve do ju duhet së paku edhe një vit.

“E fundit e cila ka filluar investimin është Jugohromi i Jugunovcës, investimi i të cilës pritet që të përfundoj vitin e ardhshëm dhe është në zhvillim e sipër”, tha Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO DPMNE-së.

Edhe pas disa tentimeve, TV21 nuk arriti në asnjë mënyrë që të bie në kontakt me Ministrin e Mjedisit Jetësorë Bashkim Ameti.

Përgjigje nuk arritëm të marrim edhe nga drejtuesit e “Jugohrom”.

Por ai që inicioi protestat e vitit të kaluar kundër ndotjes së ajrit në rajonin e Tetovës, Arianit Xhaferi nga “EkoGerilla” thotë se Ministrat e Mjedisit nuk kanë fuqi vendimmarrëse.

“Ministrat e Mjedisit që kanë qenë deri tani,  të gjithë kanë qenë të njëmendje që kanë thënë se do e mbyllim Jugohromin nëse nuk plotësohen kushtet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak se roli i tyre më sa duket në atë qeveri është thjeshtë roli i një figure pasi që nuk kanë fuqi vendimmarrëse, mesa duket nuk kanë ndonjë impakt tek ajo që ata quajnë partner koalicioni, apo tek VMRO-DPMNE”, tha Arianit Xhaferi, Kryetar i “Eko Guerilla”.

Sipas analizave të bëra nga organizata ekologjike “Eko Guerila”, Jugohromi qiellin e Pollogut e pasuron me 30 ton pluhur kancerogjen në dit. Ndërsa me vendosjen e filtrave vetëm 800 kilogram pluhur./TV21

https://youtu.be/oYgpl5SpmNc

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *