Wednesday , July 28 2021

A po përgatitet shfajësimi i Bobanit? Vëllau i tij fajëson familjen e Almirit, policia ngrenë padi ndaj tyre

Në një vend si Maqedonia ku viktima paraqitet si agresor dhe agresori viktimë, nuk duhet të na habisë fakti nëse për rastin e vrasjes së Almirit në fund del se ai dhe familja e tij dalin fajtorë, shkruan Fakte, Pa fije turpi, vëllau i monstrës Boban Iliq, Bojani, nëpërmjet mediumeve maqedonase është deklaruar se pa të drejtë pë akuzohen, ndërsa sipas tij, shqiptarët (familja e Almirit të ndjerë) ishain ata që shkaktuan incidentin dhe që ushtruan dhunë. Në vijë pothuajse të njejtë është edhe policia, pasi nga pesë padi që ka ngrejtë, 3 janë për familjarët e Almirit ndërsa vetëm dy për dy vëllezërit Iliq.

Ua përcjellim në formë integrale në gjuhën maqedonase deklaratën e vëllaut të monstës Iliq:

“Јас сум братот на возачот, оној што го вадат од возилото на снимката. Не нападнаа за глупости…Влеговме во кола ни дотрчаа 3-4 Албанци ни ја скршија шофершајбната со боксачи ( веднаш повикавме полиција). Ние побегнавме, но завршивме во слепа улица. Продолжија да не бркаат околу 20 Албанци со ножеви, боксачи и слично. Брат ми за да ги избегне удри во ѕид, за жал, тука било детето, ние неможевме да видиме ништо зошто ни е скршена шофершајбната и бевме испаничени. Јас не знам каков човек напаѓа луѓе со цел да ги тепа/убие пред сопственото дете за банална расправија, поради ред во болница и со тоа го доведува во опасност… И дали тие навистина се жртви? Јас имам 5 посекотини од нож, повеќепати сум удрен со тврд предмет по глава и телото. Против никој од напаѓачите не е поднесена кривична пријава уште и се организираат протести и го нарекуваат брат ми терорист, кој сакаше само да избега и да се спаси… Навистина е греота за детето и ние жалиме ама како вие би реагирале да се најдете во ваква ситуација и да ви е загрозен вашиот живот и животот на вашата фамилија? Во сите медиуми пишува како ние сме ги чекале да ги згазиме, никој не ја напиша вистината што навистина се случи”- mbaron Bojan Iliq

Sipas policisë dhe sipas Iliqëve që paraqiten të kenë një të kaluar “të pasur” kriminale, djali 4 vjeçar i shtypur, nëna e tij, babai etj, kanë bërë vepër penale pse kanë dhën përparësi një rasti më urgjent në spitalm ose që kanë  zbrapsur monstrat në shfarosjen totale të tërë familjes Aliu. Nuk mjaftojnë as dëshmitë e dëshmitarëve okular, as inqëzimet nga video kamera, as vetura e Iliqëve e shtrydhur mbi trupin e Almirit.

Tanimë shqiptarët e kanë të qartë se organet policore dhe atë drejtësisë janë shndërruar në filialë të partive në pushtet dhe se nuk pritet drejtësi as në këtë rast, megjithate, partitë në pushtet dhe posaçërisht BDI si duket nuk është e vetëdijshme se durimi i shqiptarëve nuk është i pashterrshëm./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *